• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sjellja partiake që po vret një protestë të drejtë

by S M
17/12/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

“Hap kutitë ose largohu”, “Veting politikanëve, ose nuk vijmë në Kuvend”, “Ndrysho ligjin elektoral, ose nuk hyjmë në zgjedhje”! Sa herë e kemi parë politikën shqiptare të kacafytet, duke kërcënuar se do të hedhë në erë urat e komunikimit, se do të bojkotojë parlamentin ose zgjedhjet?! Sa herë kemi parë partitë politike të vendosin kushte, shpesh herë me qëllimin e vetëm të mosgjetjes së një kompromisi të caktuar, apo të hedhjes në erë të një dialogu konkret të inicuar në një moment kritik?! Moskomunikimi, kjo armë e vjetër dhe e re e politikës shqiptare, ka qenë një ndër kartat më të keqpërdorura të të gjitha partive, në kacafytjet për përmbushjen e interesave të tyre të ngushta politike.

Kushdo mund t’i thërrasë kujtesës sot dhe të kujtojë sa e sa precedentë që i përkasin politikës shqiptare ndër vite, teksa sheh sesi një protestë studentore e cila formalisht nuk ka asnjë lidhje me kastën politike tradicionale, po sillet si ajo.

Në ditën e saj të 13-të protesta studentore, e përshëndetur kombëtarisht si një fenomen i shëndetshëm dhe tejet pozitiv për shoqërinë shqiptare, duket se ka hyrë në një qorrsokak të rrezikshëm që po mpak e tkurr gradualisht, jo vetëm pjesëmarrjen e studentëve në të, por po hedh pikëpyetje e dilema serioze mbi mënyrën sesi po kërkon të realizojë listën tashmë të famshme të tetë pikave.

Teksa po mblidhen poshtë zyrës së kryeministrit në një protestë e cila është njoftuar se do të ketë pjesëmarrje kombëtare dhe që do të jetë paradhoma e një greve eventuale urie gjatë orëve në vijim, protesta studentore vazhdon të ngulmojë se nuk i duhet asnjë kanal komunikimi me qeverinë. Merr listën që kemi afishuar dhe plotësoje, nuk flasim me ty! – kjo ka qenë motoja e përsëritur e studentëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë stoikisht larg uljes në tryezë me qeverinë. Me atë qeveri e cila do të ripunojë parimet e një reforme arsimore që realisht fut ujë, që do të modifikojë një numër ligjesh e rregulloresh, që do t’i drejtohet më pas Parlamentit për të marrë votën e deputetëve dhe që do të hapë më në fund qesen për të shëruar plagët ekonomike e strukturore të arsimit shqiptar.

Një zot e di sesi e gjitha kjo mund të bëhet pa u ulur në një tryezë bisedimesh. Një zot e merr vesh sesi mund alokohen miliona lekë, sesi mund të përmbysen ligje dhe ribëhen rregullore, pa diskutuar me ata që e kërkojnë këtë gjë! Ajo që ka fituar në harkun e 13 ditëve ka qenë një logjikë e pastër politike, më saktë partiake. Madje më saktë fare, një logjikë partike shqiptare e moskimunikimit, në vend të arsyes normale njerëzore, e cila thotë se duhet të flasësh me personin, me entitetin apo institucionin, me të cilin ke një problem për të zgjidhur.

Studentët po rrezikojnë të bëjnë “pis” një protestë të bukur dhe mëse legjimite, duke përdorur në fund të mekanizmit të tyre reagues, artificin e moskomunikimit. I cili në thelb është një pretekst i vjetër hipokrit partish politike të tranzicionit shqiptar. Moskomunikimi ka krijuar tashmë një masë gri studentësh e përkrahësish të protestës të të gjitha moshave, të cilët me të drejtë kanë nisur të pyesin veten se cila është arsyeja e insistimit përtej çdo limit të logjikshëm, të mosdialogimit me qeverinë për listën e kërkesave tashmë publike.

Ndoshta është për këtë arsye që masiviteti i të martës së shkuar tek rruga e Durrësit nuk po arrihet të përsëritet më, megjithë autobusët e ardhur nga rrethet, sipas një medotike që na kujton më shumë mitingjet e partive, sesa protestën e një brezi që ka ndot nga partitë. Parimi partiak i mosdialogimit, po saboton një protestë e cila do të bënte mëkatin më të madh, nëse do të shuhej pa arritur atë për të cilën startoi dy javë më parë. Lulzim Basha e Monika Kryemadhi nuk kanë fare nevojë të jenë në protestën e studentëve. Sepse është vetë protesta qe po sillet si ata…

Next Post
Orët në vijim priten reshje bore, ARRSH paralajmëron shoferët: Bëni kujdes!

Orët në vijim priten reshje bore, ARRSH paralajmëron shoferët: Bëni kujdes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In