• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘S’je hamshori i gruas sime’, rrëfehet polici që masakroi 59-vjeçarin

by Java News
09/12/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ku Ilia Terolli u dhunua nga polici kufitar Gjergji Gjorgji, 41 vjeç, ky i fundit ka sqaruar situatën para policisë. Brenda pak orësh nga çasti kur Terolli ka kërkuar ndihmë për presionin dhe kërcënimin që po i bëhej atij e familjarëve, Policia ka reaguar duke pezulluar menjëherë efektivin.

Sipas të dhënave zyrtare, gjithçka është bazuar te veprimet e para hetimore, nga të cilat është konkluduar se ka pasur një konflikt mes tyre. Kanë qenë deklarimet e të dyja palëve ato që kanë konfirmuar ngjarjen. Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Terolli ka insistuar se veprimi i tij ka qenë thjesht një gjest mirësjelljeje.

Ndërsa punonjësi i policisë është shprehur se fillimisht ai e ka keqkuptuar këtë veprim ndaj gruas së tij, dhe ka dashur ta sqarojë, por nuk e ka kontrolluar dot veten, raporton “Panorama”. Ai ka sqaruar për grupin hetimor se i ka kërkuar edhe ndjesë të dëmtuarit dhe se në asnjë moment nuk ka përfituar nga detyra lidhur me këtë ngjarje. Hetimi ndaj kontrollorit të doganës ka nisur për “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Dje reagoi edhe Policia, e cila përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar pezullimin nga detyra të punonjësit. Ka qenë Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila pasditen e së enjtes pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor Gjergji Gjorgjin, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në SPKM Pustec.

“Pak ditë më parë ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I.T., për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike. Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka pasur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo shërbim”, bëri të ditur Policia.

Denoncimi është bërë nga familjarët e të dëmtuarit dhe në ambientet e spitalit kanë mbërritur specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria për të nisur hetimin. Ndërkohë që nga mjeku ligjor masakrimi i tij është klasifikuar si plagosje e lehtë. Hetimi ka zgjatur mbi dy javë dhe deri në momentin kur vetë i dëmtuari ka kërkuar ndihmë për të bërë publik rastin, nuk ishte marrë asnjë vendim konkret ndaj mbajtësit të uniformës shtetërore.

ma.me

Next Post

Mimi Kodheli, një status në Facebook që tërboi grekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In