• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’janë shpresë për asnjë demokrat”/ Kadilli: Basha dhe Berisha, luftë kush do marrë peng opozitën!

by
18/01/2022 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Turp, dhimbje dhe trishtim për të ardhmen”, me këto fjalë e përshkroi Fatbardh Kadilli, ish-anëtar i Kryesisë së PD, protestën e dhunshme të Sali Berishës në selinë blu. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Kadilli tha për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj se qëllimi i protestës së Berishës ishte jashtë politikës, teksa theksoi se lufta e tij me Bashën është se kush do të marrë peng opozitën.

Sipas tij, kjo betejë mes Berishës dhe Bashës është ‘tradhtia’ më e madhe që ata i kanë bërë demokratëve dhe se po lënë vendin pa opozitë.

“Ndjenja që unë përjetova ishte një gjë e shëmtuar nga e cila më vinte turp, një gjë që më shkaktonte dhimbje sepse kisha kolegë në kampin brenda dhe atë jashtë. I pashë të bënin një betejë jo politike, por të vërtetë me njëri-tjetrin. Një luftë e turpshme që tregon se ne kemi hequr dorë nga roli i opozitës. Qëllimi i protestës është jashtë politikës, sepse nuk është më politikë. Çfarë do bëjmë do marrim me duar të nxjerrim jashtë njëri-tjetrin? Kjo s’është politikë. Ka vdekur politika, ato nuk janë më mjete politike. Populli nuk ka mjete dhe mund t’i sulet politikanëve, por jo destablishmentet politike. Selia e PD u kthye në repart sulmi për interesat e Berishës. Lufta mes tyre është luftë kush do ketë mikrofonin e opozitës, kush do marrë peng opozitën. Është një formë e pushtetit opozitën. Nuk është betejë politike, është thjesht luftë”, tha ai.

Për Kadillin, Basha dhe Berisha janë njerëz pa moral politik, teksa theksoi se ‘lumi’ i akuzave që ata kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit është edhe më e trishtë se protesta pasi, përtej ekzagjerimeve për efekte politike, një pjesë e tyre janë të vërteta. E teksa Basha dhe Berisha tregojnë çdo ditë ‘muskujt’, se kush ka më shumë mbështetës mes demokratëve, Kadilli tha se kjo lloj praktikë duhet të marrë fund, ndërsa thekson se Rama nuk mundet me forcë, por me arsye.

“Akuzat që hodhën ndaj njëri-tjetrit, është edhe më e trishtë. Supozojmë se janë me teprime, por mes tyre ka dhe pjesë të të vërtetës që, që të dy ja kanë ditur njëri-tjetrit dhe sot po ja thonë. Po si mendojnë këta të dy, që shqiptarët nuk i dinin ato gjëra? Mund të mos i dinin 100%, por një pjesë e dinin dhe ndaj nuk na votuan. Rama të paktën është argëtues i mban me humor, ne i mbajmë me beteja tragjike. Kur Berisha ja dinte Bashës këto gjëra, pse thoshte ‘tre jetë të ketë Rama, nuk bëhet aq i mirë sa Basha’. Po Basha kur ja dinte Berishës, pse e konsideronte ‘model’? Pse duhet të jetë kaq e pamoralshme politika? Për asnjë demokrat, asnjëri as tjetri nuk janë zgjidhje, nuk janë ofertë për një qeverisje më të mirë. Basha nuk ka mbështetje morale në PD. Berisha ka ditur të akumulojë interesin dhe vëmendjen e nostalgjikëve. Ka njerëz që janë borxhlinjë sepse po mos t’i kishte marrë Berisha nga hiçi e t’i bënte ministra, ne nuk do i dinim emrat. Berisha ka provuar në 30 vite që është politikan që arrin të përdorë çdo lloj gjëje politikisht me talentin më të jashtëzakonshëm. Berisha po i përdor, sot ai flet për demokratizim të PD, kush e ka patur në dorë këtë? Fillimisht e ka mbyllur Berisha dhe ai e quante hapje kur të fuste sërish pasi të kishte nxjerrë me shkelma. Të njëjtën shkollë bëri dhe Basha. E largonte dikë, e afronte. Modeli i Berishës dhe Bashës nuk bashkëjeton dot me modelin e një partie demokratike. Demonstrimi i muskulit është një cen në PD që duhet të marrë fund. Rama nuk mundet me dhunë, por me arsye, me të vërtetën. Ai largohet nga pushteti vetëm me një ekip të ri, pa njolla, jo me njerëz që janë sprovuar. Të dy personat nuk mbartin moral politik, projekt politik dhe nuk mund të jenë shpresë për asnjë demokrat. “, u shpreh Kadilli.

Sipas tij, e ardhmja e PD nuk janë as Basha e as Berisha dhe se demokratët duhet të vetëdijesohen për këtë.

“Refuzoj ta shoh politikën nëpërmjet individëve. PD nuk bashkohet duke kthyer të larguarit, por kur ka brenda ata që nuk i ka patur ndonjëherë. Po se kolovitet njëri e kthehet, nuk është ky. Politika po nuk pati moral, vdes. Nuk të mbanë në pushtet asgjë më shumë se morali politik. Çfarë morali politik mund të kenë këta dy njerëz nëse na bashkohen një ditë? Kjo nuk mund të jetë zgjidhje, zgjidhje është kur demokratët të vetëdijesohen. Shqiptarët duan një model të qeverisjes së besueshme. Berisha dhe Basha kanë marrë shumë nga kjo parti, duhet të kuptojnë se kanë një borxh për t’i kthyer demokratëve”, theksoi Kadilli.

Protesta e 8 janarit ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike, ku u desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar se ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.

/b.h

Next Post
Pesë mite, mbi prapambetjen tonë historike!

Pesë mite, mbi prapambetjen tonë historike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In