News24 dhe BalkanWeb zbardhin dinamikën e plotë të vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në ishull Lezhë. Oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit I kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Tre zyrtaret e policisë qe udhëtonin me një automjet Land Rover që drejtohejnga Palushi e kanë zbuluar parcelën me 110 rrënjë hashash dhe e kanë asgjësuar me djegie. 9 bimë I vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit.
Një moment konstatojnë një makine të ndaluar dhe dalin të kontrollojne shoferin dhe pasagjerët. Drejtuesi i mjetit Armando Marku dhe pasagjeri Kristian Sheri iu përgjigjen thirrjes së policisë dhe nuk bënë asnjë rezistencë. Shefi i krimeve, Palushi dhe SPZ Petrit Doda po bisedonin me ta dhe po kryenin verifikimet. Saimir Hoxha i paarmatosur pasi pistoletën e kishte në çante dhe jo në brez i drejtohet personit te tretë që me vonë u identifikua si Aldi Rama 21 vjec. “Jam policia. Me jep dokumentat për verifikim”- itha polici te riut
Ai i përgjigjet: “S’jam për tu kontrolluar unë”. Dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër e qëllon me dy plumba në gjoks e qafë duke e lënë të vdekur ne vend. Me shpejtësi merr makinën dhe i jep gaz për tu larguar duke rrezikuar jetën e dy policeve tjerë. Palushi dhe Doda qëllojnë 8 herë në drejtim te makinës me pistoletat e tyre “Berreta 15”. Të paktën 5 plumba kapen automjetin e Aldi Ramës. Sipas referimit të policisë Rama udhetoi 1 km me gomë të çarë por u detyrua ta braktiste pasi mjeti nuk ecte më. Për 4 orë ai tentoi të arratisej. Por i rrethuar nga forcat RENEA tentoi vetëvrasjen në kënetë ndërkohë që sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë Armando Marku dhe Kristian Sherri janë arrestuar për “moskallëzim krimi” pasi kanë deklaruar para policëve se shkuan në ishull Lezhë për një cigare hashash.
g.kosovari