• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sizmologu: Tërmeti është pasuar nga 63 pasgoditje të cilat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim

by A R
16/01/2023 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Maksi Rama, ka qenë sizmologu Edmon Dushi i cili ka treguar se tërmeti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:37 me magintudë 4.7 Rihter ose 5.5 ballë, ka qenë i paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme. Sipas sizmologut është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore, pastaj ka vazhduar deri më tani me rreth 63 pasgoditje të tjera. Edmond Dushi shprehet se ka tendencë që pasgoditjet mund të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.

Edmond Dushi: Ky tërmet është paraprirë nga një sërë para goditjesh që kanë filluar që në datën 12 dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme, paradite ku kemi pasur një frenim ose  ngadalësim të procesit, dhe më pas u pasua me këtë goditje. Menjëherë pas goditjes kryesore, që tashmë ne e quajmë goditje kryesore sepse nuk ka një goditje më të fortë mbi këtë magnitidë. Është pasuar me një magnitudë tjetër të moderuar 3.9 që është pasgoditja kryesore pastaj ka vazhduar deri më tani rreth 63 pasgoditje janë regjistruar. Natyrisht mund të ketë më shumë, por kaq është kapaciteti i monitorimit që mbulon rrjeti aktual.

Maksi Rama: A pritet që në vazhdim të ketë sërish pasgoditje, ndoshta më të lehta se ato që janë vënë re gjatë natës sipas jush?

Edmond Dushi: Tendenca kjo është, natyrisht numri pasgoditjeve është funksion i magnitudës, pra energjisë së akumuluar, goditja kryesore shpreh qartazi që është tërmet i moderuar, nuk është një tërmet i cili është problematik, por që natyrisht varet dhe nga kushtet tektonike apo lokale. Kjo pastaj favorizon zgjatjen në kohë të procesit, pra që mund të ndodhë në një kohë më të gjatë. Tendenca është që do zgjasë, mund të zgjasë disa ditë në mënyrë sporadike.

Dushi ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në rast se përballen me një tërmet dhe tregon se si duhet të veprojnë.

Edmond Dushi: Mesazhi nuk është që të mos dalin se është e natyrshme, por duhet të bëjnë kujdes në mënyrë të tillë që të evitojnë lëvizjet në mënyrë kaotike ose të eliminojnë elementet e riskut në një godinë apo në një strukturë, sidomos strukturat e larta, pallatet të cilat kanë ashensor, shkallë pa bordura. Këto janë elementë që mund të përbëjnë rrezik sepse nuk është goditja që ndodhi, ajo që ndodhi është disa sekonda dhe nëse i shpëton asaj mund të dalësh lehtësisht, problemi është nëse ka pasgoditje të forta të cilat mund të shkaktojnë probleme. Pra nëse struktura reziston ndaj një tërmeti, atëherë janë pasgoditjet që mund të shkaktojnë probleme të shtuara në këtë aspekt. Duhet të vetorganizohen dhe të ruajnë qetësinë. 

/a.r

Next Post
Sesioni i ri Parlamentar/ Rama mbledh grupin e PS-së, diskutohen ‘dosjet’ dhe zgjedhjet e 14 majit

Sesioni i ri Parlamentar/ Rama mbledh grupin e PS-së, diskutohen 'dosjet' dhe zgjedhjet e 14 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In