Mediat botërore njoftojnë për një acarim orë pas ore mes Federatës Ruse dhe Turqisë. Së fundmi, nga News24 mësohet se Ministria e Jashtme ruse i ka kërkuar të gjithë shtetasve turq të kthehen në vendin e tyre.
Nga ana tjetër Moska u ka kërkuar të vetëve të kthehen nga Turqia. Vetëm sot, Rusia ka kthyer 39 biznesmenë të rëndësishëm turq, ndërsa në Rusi jetojnë mbi 100 mijë turq.
Ndërkohë, në Turqi ka 50 mijë qytetarë rusë kryesisht në Antalya, Stamboll dhe Ankara.