Situata nga zjarret në vend vijon të jetë e vështirë. Gjatë pasdites të së hënës, një vatër e madhe zjarri është përhapur në Madhesh të Matit ku në rrezik janë disa banesa sipas raportimeve.
Ndërkohë bëhet me dije se zjarrëfiksja nuk mund të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë.
Zjarri ka rënë një një sipërfaqe me dushk dhe lisa shumëvjecar.
Ndërkohë, një vatër zjarri është aktive edhe tek lagjia ‘Kodra e Tepes’ në Shkodër ku flakët rrezikojnë të prekin edhe telat e tensionit të lartë.
Nuk dihet shkaku u zjarrit ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve. Zjarrfikësit, policia dhe banorët janë në terren për shuarjen e flakëve./a.m.