Situata paraqitet e vështirë në bashkinë e Kolonjës. Burime zyrtare bëjnë me dije se më e vështirë gjendja është në fshatin Kamnik të njësisë administrative Barmash. Nga stuhia e një nate më parë janë dëmtuar rëndë 3 banesa të këtij fshati ndërkohë që situata paraqitet e vështire edhe ne fshatin Gjonc aty ku ka patur rrëshqitje të dherave.
E vështirë situata paraqitet në rrugët e fshatrave Prodan dhe Çlirim.
Një natë më parë situata ka qenë alarmante edhe në fshatin Qafzeze ku përroi i këtij fshati ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore por duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të këtij fshati me fshatrat përreth
Forca të shumtë të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë Kolonjë janë duke punuar për të normalizuar situatën ndërkohë që bashkia do të gjejë zgjidhje për të sistemuar familjet e mbetura pastrehë nga stuhia e një nate më parë.
Fshati Panarit i njësisë administrative Vithkuq të Bashkisë Korçë ka dita e djeshme e ka të vështirë qarkullimin dhe lidhjen me fshatrat e tjerë, kjo pas dëmtimit të urës si dhe shkarjes se dherave në disa vende të rrugës në hyrje të fshatit.
/f.s