• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata me ujin e pijshëm drejt përmirësimit, Veliaj: Aksioni i Task-Forcës në zonat periferike

by Java News
09/07/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Banorët e bllokut që kufizohet nga rruga e “Kavajës” dhe “Vëllezërit Manastirli” në kryeqytet do të kenë më shumë prurje në rrjetin që i furnizon ata me ujë të pijshëm. Rrjeti i amortizuar ndër vite, si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve, është rinovuar tërësisht duke zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi dhe Drejtori i Përgjithshëm i UKT, Redi Molla, inspektoi punimet që po kryhen për shtrimin e linjës së ujësjellësit në rrugën “Naim Frashëri”, projekt që konsiston në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, si dhe linjave të rrjetit shpërndarës në rrugicat që takohen me këtë rrugë, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë. Veliaj theksoi se ky investim tregon më së miri se pavarësisht stinës së verës, Bashkia është në punë për të mbajtur premtimet para qytetarëve të saj.thumbnail_Veliaj inspketon investimin e UKT ne rrugen Naim Frasheri 3“Ishim këtu para 2 javësh, duke u premtuar njerëzve që ka ose jo fushatë, ka ose jo pushime, në Bashkinë e Tiranës puna do të vijojë njësoj përditë. Sidomos në këto ditë të verës, ku ndihmohemi edhe prej faktit se disa nga banorët kryejnë pushimet e tyre”, tha Veliaj. Duke u ndalur në situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet, ai deklaroi se falë masave të marra këto ditë ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një javë më parë. “Lajmi i mirë është që situata me ujin e pijshëm është drejt përmirësimit. Jemi ndihmuar jashtë mase nga prerja e mijëra lidhjeve të paligjshme. I kërkoj qytetarëve që ta kursejnë ujin e pijshëm, pavarësisht se situata është përmirësuar. Uji i pijshëm sot është një mall, i cili vërtet në Tiranë ka koston më të lirë në treg, por gjithsesi është një mall që e ka një fund”, tha ai, ndërsa bëri thirrje për sensibilizimin e qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë. “Mbi 90% e Tiranës po e zbaton mirë rregulloren e situatës së emergjencave, por kemi ende disa raste në periferi. Pavarësisht disiplinimit që i kemi bërë rrjetit, i ftoj të gjithë qytetarët të kuptojnë që nuk mund t’i vëmë një polic çdo zorre uji. Do të thotë që na duhet sensibilizim, kulturë, qytetari për të kursyer ujin dhe për t’u siguruar që dalim faqebardhë”, u shpreh Veliaj.thumbnail_Veliaj inspketon investimin e UKT ne rrugen Naim Frasheri 5Kryebashkiaku deklaroi se grupet e Task Forcës do të vijojnë punën në terren për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm dhe u kërkoi drejtuesve të Bashkisë Kamëz dhe Vorë që të tregohen bashkëpunues për të ndaluar rastet e abuzimit me ujin e pijshëm. “Task-Forca për disiplinimin e ujit fokusohet kryesisht në zonat periferike, jashtë Bashkisë së Tiranës, në Babrru, në Paskuqan, në Kamëz. I kërkoj edhe kolegëve të bashkive të tjera, në Kamëz dhe në Vorë, që të kuptojnë se i kemi fatet e lidhura bashkë. Duke lejuar një vjedhje dhe një abuzim të rrjetit në bashkinë e tyre dhe duke lënë Tiranën pa ujë, nuk ndihmojnë, sepse njëherë tjetër do kenë ata nevojë për ujin e Tiranës, ku abuzimet nuk do ta mundësojnë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Ai garantoi qytetarët se në ato zona që janë të prekura nga kufizimet e furnizimit me ujë të pijshëm, do të vijojë furnizimi me bote, deri në kapërcimin e kësaj situate të vështirë që ka prekur edhe vendet fqinjë.
thumbnail_Veliaj inspketon investimin e UKT ne rrugen Naim Frasheri 4 (1)
thumbnail_Veliaj inspketon investimin e UKT ne rrugen Naim Frasheri 1a.ç

 

Next Post
Dani Alves i jep fund beqarisë, foto nga ceremonia private në Ibiza

Dani Alves i jep fund beqarisë, foto nga ceremonia private në Ibiza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken

January 19, 2026
Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

Aksident në Laç, dyshohet se shoferi ishte i dehur/ Plagosen tre të rinj, dërgohen te Trauma

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave, 39 persona kanë humbur jetën

January 19, 2026
FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

FOTOT/ Çfarë po ndodh me princin e Monakos, shfaqet me shenja të dukshme në fytyrë.. Albert II merr vëmendjen gjatë takimit me Papën

January 19, 2026
Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

January 19, 2026
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

January 19, 2026
Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In