Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis ka deklaruar se bota nuk ka qenë kurrë kaq afër katastrofës bërthamore se sa sot teksa iu referua situatës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Sipas tij, çdo luftimet mes forcave ukrainasve dhe atyre ruse përreth centralit mund të çojë në një katastrofë bërthamore globale.
“Për të shmangur kërcënimet globale, nuk mjafton të shqetësohemi. Ne duhet të diskutojmë dhe zbatojmë hapa për të garantuar sigurinë bërthamore, për shembull, dërgimin e paqeruajtësve ushtarakë në termocentral,” është shprehur ministri i Jashtëm i Lituanisë.
/e.d