Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim ambasadorët e vendeve të BE në selinë e forcës që drejton.
Takimi ka në fokus situatën politike dhe negociatat Rama-Basha të zhvilluara një ditë më parë.
Mësohet se Basha pritet të njohë ambasadorët me bisedimet e zhvilluara një ditë më parë me ndërmjetësimin e presidentit Bujar Nishani.
BE është treguar e ashpër me qëndrimet ndaj PD, duke e cilësuar të papranueshëm bojkotin e PD./a.m.