Në 24 orët e fundit në vend kanë qenë aktive 16 vatra zjarri. Ministria e Mbojtjes bën të ditur se nga këto vatra zjarri, 16 janë shuar dhe aktive mbeten vetëm dy.
Njoftohet se, u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,
në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Kurse, aktive vijojnë të mbeten vatrat në në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë dhe në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe.