• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata nga zjarret e vështirë, Prençi: Kryebashkiakët të lënë pushimet

by A R
07/08/2017 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e bashkive dhe prefektët duhet të ndëpresin pushimet.

Ky ishte apeli dhe thirrja që bëri Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Prençi tha se në disa rajone kanë pasur probleme institucionale, pasi pushtetarët lokalë kanë qenë me pushime.

Prençi: Në disa prefektura dhe bashki funksionojnë shtabet e emergjencës, gatishmëria ka qenë e lartë si në rajonin e Gjirokastrës apo në Vlorë. Ka pasur raste në disa rajone që prefektët, nënprefektët, sekretarët, kryetarët e bashkive kanë qenë me pushime. Kemi patur problem, deri në probleme institucionale, shkresore për të vënë në veprim kapacitetet. Vihet re në disa prefektura jo angazhim sa dhe si duhet i faktorëve të pushtetit vendor dhe jo të gjithë aktorët marrin pjesë në operacion. Në të gjithë operacionet që ka zhvilluar shërbimi zjarrfikës dhe të ushtrisë nuk kanë ardhur ekipet e emergjencës shëndetësore që duhet të jenë pranë ekipeve operacionale për të dhënë ndihmën e shpejtë në rast asfiksie të policëve dhe zjarrfikësve, sepse këto operacione janë me pasoja në jetë njerëzish.

Kryetari i Shtabit të Emergjencës në nivel prefekture është prefekti, në nivel bashkie është kryetari i bashkisë. Kur i ndodh një emergjencë duhet të ndërpresin pushimet verore, ashtu sikurse nuk janë zjarrfikëset me pushime nuk duhet të jetë as kryetari, as prefekti. Për mendimin tim duhet të ndërpresë pushimet çdo pushtetar. Situata e thatësirës parashikohet deri në 15 shtator.

Duhet ndërprerë cdo lloj pushimi që shteti dhe strukturat vendore të funksionojnë në bllok me të gjitha elementët e operacionit. Nëse ndodh që një zjarrfikës, apo një ushtar, apo një pilot kërkon ndihmën e parë dhe nuk e ka ndihëm e parë të paktës që duhet të jetë ndihma shëndetësore  është përgjegjësi drejtpërsëdrejti e drejtuesit të operacionit dhe kreut të shtabit të emergjencës. Pse nuk funksionon një hallkë apo një hallkë tjetër.

Prençi: Bizneset të zgjidhen dhe të ndihmojnë Emergjencat Civile

Kreu i Emergjencave Civili, i bëri një apel edhe bizneseve, që sipas tij duhet të zgjidhen dhe ti bashkohen Emergjencave Civile për të dhënë ndihmën e tyre.

Prençi: Çdo subjekt privat duhet me çdo kusht me të gjitha kapacitetet duhet ti shkojë në ndihmë Emergjencave Civili, gjë të cilën nuk e bën asnjë. Ky është një mesazh që duhet përcjellë. Ka biznese që na kanë ndihmuar, por ka të tjerë që sic është rasti i Llogarasë që askush nuk erdhi për të ndihmuar. Nëse ne do të dorëzoheshim, zjarri do hynte në Parkun Kombëtar dhe sikur 10 avionë të vinin nga Europa nuk do mund ta fiknin. Mirëpo atyre ju kushtojnë me miliona. Shërbimi zjarrfikës në Shqipëri e ofron shërbimin falas, ndaj biznesit, ndaj qytetarit, ndaj pyjeve ndërkohë që në botë është ndryshe. Por biznesit kam mendimin që duhet të zgjohen, të afrohen të bashkëpunojnë me shërbimin zjarrfikës të Emergjencave Civili dhe të ushtrisë, madje duhet të punësojnë për periudhën e verës vëzhgues në pyllin që kanë përreth resortit turistik apo rreth lokalit për të vëzhguar dhe për të mos lejuar asnjë person që nga pakujdesia apo me qëllim të vënë zjarrin.

Prençi: Nesër helikopterët Viva operacion në Bogovë

Prençi: Sot nga monitorimi që është bërë me helikopter rezultojnë mbi 20 vatra zjarri, por 9 kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Në tërësi janë 640 vatra që nga qershori, 120 kanë kërkuar mbështetje operacionale nga Ministria e Mbrojtjes, nga kompania Viva Helikopter dhe nga Qendra e Menaxhimit në Bruksel.

Sot më problematike kanë qenë në Tiranë, mbi tunelin e Krrabës, në zonën e Shëngjergjit, në Ulez të Shkopetit, kemi patur në kurorën e gjelbër të Laçit.

Problemi kryesor që mbetet është në Bogovë të Skraparit, janë 5 vatra zjarri dhe në 3 do kërkohet ndërhyrja nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit me Viva Helikopter do të operojnë në zonën Bogovës./oranews

Next Post
“Ajo po fyen Kuvendin”, kritikat e LSI-PDIU në mbledhjen për Avokaten e Popullit

"Ajo po fyen Kuvendin", kritikat e LSI-PDIU në mbledhjen për Avokaten e Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In