• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata nga përmbytjet, MEI: Ja situata e furnizimit me energji

by A R
09/11/2016 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gadishmerise, per të garantuar furnizim të pa ndërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojne  grupet e gadishmërisë të OSHEE sh.a për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave per likuidimin e avarive ne rrjetin shperndares TL/TM/TU që furnizojnë: Spitalet, Hidrovoret, Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj, të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Në sajë të ndërhyrjeve në terren është bërë e mundur që të ulet në 45 numri i fiderave të stakuar. Janë provokuar stakime dhe difekte në rrjetin shpërndarës ajror të zonave Vlorë, Durrës, Fier për shkak të erës me shpejtësi tej normave teknike. Difektet në fidra janë riparuar dhe kthyer në gatishmëri në masën 70% ndërsa është ulur me 45% edhe numri i abonentëve pa energji.

Në rajonin e Beratit kanë marrë energji pjesërisht zonat e Potomit , Tomorricës. Në rajonin e Burrelit zonat që kanë marrë energji janë zonat e Sllovës , Zall Dardhës , Fushë Aliaj si dhe është rikthyer pjesërisht energjia në zonat e Kurdarisë dhe Komsisë. Në rajonin e Elbasanit ështërikthyer energjia në zonën e Cerrujë. 

Në rajonin e Durrësit është rikthyer energjia pjesërisht në zonat Halil Borrizan dhe Shijak. Në rajonin e Fierit është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të zonave Levan, Cakran , Ferme/Fier. Në rajonin e Gjirokastrës është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të zonave Fushë Bardhë dhe Zagori. Gjithashtu, për masë sigurie, për shkak të motit të keq janë stakuar fiderat Miniera 1, Miniera 2 Maricaj që furnizojnë me energji zonën e Danaj , Maricaj/Tepelenë.

Theksojmë se gjatë gjithë kohës, të gjithë linjat që furnizojnë hidrovoret kanë qenë në gadishmëri të plotë, duke i furnizuar 24 orë me energji elektrike.

Rajonet më të prekura nga difektet janë:

Rajoni Tirane: Zall Bastar, Shenmeri, Vore pjeserisht, Kamez Pjeserisht, Shupal, Mullet, Paskuqan, Valias, Shkoze, pjeserish Kombinat, Rinas,Ibe, Vore, Kashar

Rajoni Durres: Borizane, Thumane, Koxhas, Katnd Sukth, Xhafzotaj, Larushk

Rajoni Elbasan: Sheze, Shushice, Orenje pjeserisht ,Lunik Pjeserisht

Rajoni Berat:   Potom , Tomorrice , Krorez, Komuna Gradisht, Pjeserisht Kucove, Komuna Perondi

Rajoni Kukes: Shishtavec, Shenmri

Rajoni Shkoder: periferi Shkoder

Rajoni Gjirokaster:  Piskove ,  Kalivac, Maricaj, Dragot, Memaliaj pjeserisht

Rajoni Fier: Lagja Apolonia, Komuna Portez, Drize, Lagjia 1 Janari Fier

Rajoni Burrel: Kurdari, Sllove , Fushe Gjorm, Dohoshisht

Rajoni Korce:  Pojan pjeserisht, Proger Pjeserisht

Rajoni Vlore: Selenice, Karbunare, Kocul, BRataj, Amonice pjeserisht, Bolene.

Rajoni Dibër/ Fshatrat: Dovolan, Erebar, Greve, Gradec, Kovashic Kom.Maqellare; Melan, Porinar, Trepçe, Treve, Kom. Melan, Bllade Eperme dhe Poshteme, Burrim, Çernene, Hodol,

Kerçisht, Kllopçisht, Maqellare, Pesjak, Vojnik.

Grupet e gadishmerise po punojnë për riparimin sa më shpejt të difekteve. Në disa rajone fidrat janë stakuar për masë sigurie që kryesisht janë fidra rurale dhe rurale të thellë.

TË DHENAT NGA KASKADA E DRINIT (KESH)

Bazuar në vlerësimin e Sekretariatit Teknik, Komisioni i Posaçëm i Trajtimit të Plotave, në mbledhjen e tij të orës 12:30 vendosi që për 24 orët e ardhshme: Agregatët disponibël të HEC Fierzë të ngarkohen maksimalisht pa kryer shkarkime nga portat e këtij HEC-i; Shfrytëzimi i HEC Koman të administrohet duke synuar uljen e nivelit të liqenit të Komanit; Shkarkimet totale në HEC Vau Dejes  të ruhen në volumin aktual dhe gjithnjë jo me shumë se prurjet natyrale në Kaskadën e lumit Drin. Personeli hidroteknik i KESH po monitoron dinamikën hidrike të shtratit të lumit Drin dhe Bunë (rrjedhjen dhe kuotat e ujit) deri në zonën e Dajçit dhe nuk vëren zhvillime të reja apo apo problematikë.

Sekretariati udhëzoi që deri në përmirësimin e situatës sinoptike, prurjet aktuale të shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve gjeneruese disponibël. Kuotat e liqeneve vazhdojnë të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën. Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 14,000 MWh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1160 GWh.

Hidrocentrali i fierzes

 

Kuota                       291.20 m

Prurjet                2100 m3/sec

Prodhimi                   400 MW

Agr. në punë                        4

Shkarkime                0 m3/sec

 

HIdrocentrali i komanit

 

Kuota                      171.06 m

Prurjet          1043/742 m3/sec

Prodhimi                   290 MW

Agr. në punë                       2

Shkarkime          1000 m3/sec

hidrocentrali vau dejes

 

Kuota                       74.66 m

Prurjet        1443/150 m3/sec

Prodhimi                   184 MW

Agr. në punë                       5

Shkarkime          1200 m3/sec

 

TË DHENAT NGA OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT (OST)

Nuk kemi pasur probleme shqetësuese në rrjetin e transmetimit, përjashtuar disa stakime tranzitore të linjave 110 kV të cilat nuk kanë sjellë ndërprerje të furnizimit me energji të konsumatorëve të lidhur në rrjetin e transmetimit. Sa i përket nivelit të ujërave në objektet, nënstacionet e OST nuk ka pasur probleme. I gjithë personeli i OST është në gatishmëri duke monitoruar situatën nga afër, për të ndërhyrë në çdo rast të nevojshëm për riparimet e defekteve që mund të shfaqen./a.k.

Next Post
VIDEO/ “Empire State Building” mbulohet me imazhin e Trump

VIDEO/ “Empire State Building” mbulohet me imazhin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

January 19, 2026
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

January 19, 2026
Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

January 19, 2026
Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

January 19, 2026
Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

January 19, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

January 19, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu sulmon Salianjin: Unë mbledh dy herë më shumë njerëz, por s’më jep televizori! Ai është patericë e Ramës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In