• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata nga përmbytjet, ja gjendja në qarqet problematike

by A R
09/11/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka dërguar udhëzimet për ngritjen në gatishmëri të gjitha kapaciteteve në njerëz dhe mjete, të cilat disponohen nga qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, për shkak të intensitetit të prurjeve në lumin Vjosa.

Nisur nga niveli i ujërave u është kërkuar prefektëve që të përgatiten për evakuimin e komunitetit në zonat që mund të ketë përmbytje. Forcat e Armatosura janë dislokuar me mjete dhe njerëz përgjatë zonave të rrezikuara.

QARKU VLORË

Niveli i lumit Vjosa është drejt rritjes. Janë marrë masat nga Prefektura dhe bashkia Vlorë për të bërë evakuimin në rast se do të jetë e nevojshme për shkak të situatës. Është bërë njoftimi paraprak i komuniteteve për këto zona.

Në fshatin Brataj bashkia Selenicë është shembur ura Silorakut, si pasojë kanë ngelur të bllokuar disa fshatra, si: Vranisht, Kallarat, Kuç etj.

QARKU GJIROKASTËR

Në rrugën Tepelenë – Gjirokastër në vendin e quajtur karburant “Targa”, ka pasur rrëshqitje të  dherave dhe qarkullimi bëhet vetëm me një kalim.

Në bashkinë Memaliaj është  bllokuar rruga e Damsit.

Rruga Tepelenë – Kurvelesh është e bllokuar dhe po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.

Në disa njësi administrative mungon energjia elektrike. Grupet e punës po punojnë për riparimin e defekteve.

QARKU TIRANË

Nga dalja e lumenjve Lana dhe i Tiranës nga shtrati, janë evakuuar 8 familje në njësitë administrative 4, 8 dhe Dajt.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në Njësitë Administrative Zall–Bastar, Zallherr dhe Kashar ku ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Në Njësinë Administrative Shëngjergj është dëmtuar ura që lidh qendrën me fshatin Shën-mëri.

QARKU DIBËR

Në Njësinë Administrative Peshkopi, përroi i Llixhave nga intensiteti i madh i prurjeve  ka   devijuar nga shtrati, por me ndërhyrjen e mjeteve të bashkisë situata po normalizohet.

Në Njësinë Administrative Kastriot, në fshatin Kishavec, ka dalë nga shtrati përroi i Kishavecit dhe ka dëmtuar tre shtëpi banimi.

Rruga Selishtë – Bufull, është e bllokuar nga rrëshqitjet masiveve të dherave. Po punohet për hapjen e saj.

Në Njësinë Administrative Luzni, në fshatin Hotesh është dëmtuar ura mbi përroin Kapi.

Në Njësinë Administrative Maqellarë në fshatin Portgorcë është dëmtuar argjinatura mbrojtëse e Drinit të Zi.

Në Njësinë Administrative Gjoricë, problem vijon të jetë argjinatura e dëmtuar.

Në bashkinë Mat prurjet e lumenjve dhe përrenjve kanë dëmtuar 10 ura që lidhin fshatrat e zonës.

Në Njësinë Administrative Derjan, është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

QARKU SHKODËR

Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë.  Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë.

Në Njësinë Administrative Bërdicë ka prezencë uji në oborret e 15 banesave. Ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.

Në Njësinë Administrative Rrethina në fshatrat Grudë, Grudë e Re dhe Hot i Ri mungon energjia elektrike.

Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike./a.m.

 

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për pronat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

Dalin pamjet e shkatërrimit të kompleksit të Khameneit, ishte në shënjestër të sulmit amerikano-izraelit

February 28, 2026
Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë

February 28, 2026
7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In