• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata nga moti i keq në vend, ja akset problematike

by A R
02/03/2018 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë territorin e vendit njoftohet se nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Mbrojtjes informon rreth situatës aktuale për shkak të motit të vështirë  që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.

Qarku Shkodër

Ka pasur reshje shiu dhe mjegullinë në të gjithë qarkun.

Bashkia Shkodër: Vazhdon rënia e reshjeve të dëborës në pjesën malore të bashkisë deri në pjesën më të ulët të territorit. Gjendja në territorin e bashkisë Shkodër paraqitet në përgjithësi normale përveç situatës në njësitë administrative malore. Kalimi është i vështirë në territorin malor dhe aksi rrugor Prekal-Theth është i bllokuar në segmentin rrugor të  Malit të Shoshit. Po ashtu janë të bllokuara edhe rrugët e fshatit Muzakë dhe Shpor në njësinë administrative Guri i Zi.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç ndërprerjes së përhershme në fshatrat e njësisë administrative Pult.

Procesi mësimor ka vazhduar rregullisht në pjesën më të madhe të territorit por në disa shkolla me numër të reduktuar nxënësish. Përjashtim bëjnë shkollat në njësinë administrative Shalë, Pult  dhe Shosh, ku procesi është ndërprere tërësisht me ndonjë përjashtim të vogël.

Gjatë ditës së sotme nuk ka pasur emergjenca shëndetësore.

Nga njësia administrative Pult është lajmëruar bllokimi apo nevoja e disa fermerëve për bazë ushqimore për bagëtinë.

Bashkia Vau Dejës: Në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës për momentin ka reshje dëbore.

Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër): Nuk ka probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në gjithë fshatrat e Bashkisë Qendër ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht.

Njësia Administrative Bushat: Nuk ka probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Ka energji elektrike në të gjithë fshatrat e kësaj njësie administrative. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht.

Njësia Administrative Hajmel: Nuk ka probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike dhe ujit të pijshëm. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht.

Njësia Administrative Vig Mnelë: Në këtë njësi administrative ka energji elektrike. Rrugët janë të hapura dhe pa probleme. Qendra shëndetësore në qendër të kësaj njësie funksionon normalisht. Emergjenca shëndetësore dhe probleme të tjera nuk ka pasur.

Njësia Administrative Temal: Fshati Qerret dhe qendra e njësisë administrative kanë energji elektrike, ndërsa fshatrat e tjerë janë pa energji elektrike.

Rruga e Komanit për në qendër të njësisë është e kalueshme. Vetëm Qendra shëndetësore në qendër të njësisë funksionon normalisht. Deri tani nuk ka emergjenca shëndetësore  dhe probleme të tjera.

Njësia Administrative Shllak: Në gjithë fshatrat e kësaj njësie ka energji elektrike. Për shkak të temperaturave të ulëta ka prezencë të ngricave. Qendra shëndetësore në qendër të njësisë funksionon.

Bashkia Pukë: Trashësia e dëborës  në qytetin Pukë ka arritur  deri 60 cm dhe temperatura të ulëta deri në – 5 gradë e cila ka krijuar vështirësi, në rrugët lidhëse brenda qytetit si dhe rrugët e lagjeve periferike. Po punohet me 1 mjet borëpastruese të dërguar nga MB. Qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.

Në shkolla është pezulluar mësimi deri në një njoftim të dytë.

Energji elektrike ka pasur pa ndërprerje.

Probleme  shëndetësore nuk janë raportuar.

Njësia Administrative Gjegjan: Rrugët e fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, pasi trashësia e dëbores është 40-50 cm. Shkollat kanë pezulluar mësimin deri në një njoftim të dytë.

Energjia ka pasur ndërprerje në fshatrat Kimëz, Kalivare, Mesul.

Probleme  shëndetësore nuk janë raportuar.

Njësia Administrative Qelez: Kalimi bllokohet herë pas here në segmentin Qaf Qerreti-Qelëz  si pasojë e trashësisë së dëborës deri në  60 cm. Po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e saj. Në këtë njësi të bllokuar ngelen fshatrat Qaf –Tmugu,  Bushat,  Ukth,  Qerret i Vogël.

Shkollat kanë pezulluar mësimin deri në një njoftim të dyte.

Energji ka pasur pa ndërprerje.

Probleme  shëndetësore nuk janë raportuar.

Njësia Administrative Luf – Qerret: Raportohet të jenë të bllokuara fshatrat Luf, Pla, Kqire, Plet, edhe pse është hapur rruga Qaf–Qereti.

Mësimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Energji elektrike ka pasur pa ndërprerje.

Nuk raportohet problem shëndetësore.

Njësia Administrative Rrape: Raportohet se rrugët e të gjithë fshatrave janë të bllokuara, Buhot, Bicaj, Rrape, Binisht,  ku trashësia e saj arrin deri në 60 cm.

Mësimi në shkolla është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje.

Nuk ka pasur problem shëndetësore.

Rrugët Nacionale janë kalueshme me zinxhirë. Në rrugën Vau Dejës-Pukë-Fushë-Arrëz punojne 3 mjete borëpastruese. Në rrugën Hadoj – Gjegjan – Reps  punojnë 2 borëpastruese.  Kalimi bëhet me zinxhirë.

Bashkia Fushë-Arrëz: Reshje nuk ka aktualisht.

Trashësia e dëborës i kalon 60 cm.

Akset e rrugëve nacionale janë të hapura, por të kalueshme me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.

Rrugët rurale të kalueshme me vështirësi dhe vende-vende janë të bllokuara për shkak të prezencës së akullit, si segmentet Bardhet-Iballë, segmentet e fshatrave të Njësisë Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë-Mali, ku bashkia po punon  për hapjen e këtyre rrugëve.

Procesi mësimore në shkollat e Njësive Administrative Iballë, Fierzë, Blerim, Qafë-Mali, është ndërprerë.

Për sa i përket furnizimit me energji elektrike, kemi ndërprerje të energjisë në disa  fshatra të Njësisë Administrative Fierzë.

Bashkia Malësi e Madhe: Nuk ka reshje dëbore në territorin e bashkisë.

Njësia administrative Kelmend: Rruga Selcë-Vermosh është e kalueshme me zinxhirë.

Njësia administrative Shkrel:  Rruga Okol-Qafë Thore-Theth është e bllokuar, pasi trashësia e dëborës  është rreth 60cm. Aksi rrugor Dedaj-Razëm ka prezencë dëbore me 30 cm. Po punohet për hapjen e këtyre rrugëve.

Njësia administrative Kelmend: Nuk ka energji elektrike në 5 fshatra.

Prefekti me shtabin e emrgjencave po monitoron dhe bashkëpunon me strukturat në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatave nga reshjet.

Qarku Kukës.

Ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe mjegull.

Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash 65 cm, Qafë Shllak 80 cm, Qafë Tobli 40 cm, Qafë Luzhë 40 cm, Valbonë 80 cm dhe Qafë Morinë 25 cm.

Në qytete trashësia e dëborës është: Kukës 20 cm, Bajram Curri 45 cm dhe Krumë 20 cm.

Akset rrugore:

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme në përgjithësi pa zinxhirë.

I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike.

Firmat kontraktore kanë punuar për hedhjen e kripës sidomos në segmentet rrugore problematike.

Prefekti dhe grupet e punës në qark po monitorojnë gjatë gjithë kohës situatën në terren.

Qarku Vlorë.

Qarku Vlorë karakterizohet nga mot me vranësira dhe me tendencë të rritjes së temperaturave.

Nga ora 18:00 nuk ka pasur reshje shiu. Rreth orës 20:30 kanë filluar reshje shiu të dobëta.

Aktualisht fryn erë, e cila e bën të pamundur ankorimin e anijeve në port.

Në segmentin rrugor të Qafës së Llogorasë dëbora ka shkrirë dhe qarkullimi i automjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.

Akset e tjera janë të kalueshme normalisht.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për ndonjë situatë të re problematike por vetëm që situata e mëparshme gradualisht po vjen drejt përmirësimit.

Next Post
Grabitet ‘Exchange’ në Fier, plagosen dy persona, autorët kapen me çantën me para

Grabitet 'Exchange' në Fier, plagosen dy persona, autorët kapen me çantën me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

December 30, 2025
U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

U përdhunua nga 70 vjeçari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: E futëm në shtëpi! Drejtësia të bëjë punën… 

December 30, 2025
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!

Shuma e kompensimit në bazë të të ardhurave/ Qeveria miraton paketë financiare shtesë, kategoritë që përfitojnë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com