• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Situata nën kontroll”/ Flet Çako për zjarrin në Sazan, tregon a ka rrezik nga municionet: Ja kur do ndërhyjmë me…

by Java News
06/06/2022 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për Report Tv për situatën në ishullin e Sazanit, ku vijon beteja me flakët duke thënë se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për njerëzit apo qendrat e banuara.

“Situata është ajo që ka qenë, nuk ka rrezik për njerëz apo qendra të banuara po jemi duke angazhuar të gjitha strukturat për ta vënë në kontroll. Dyshohet për zjarr të vënë nga dora e njeriut, por kemi rreth 80 forca nga FA, nga zonat e mbrojtura”, tha Çako.

Ndër të tjera zbuloi se nuk ka nisur ende ndërhyrja nga ajri dhe aktualisht po punohet nga forcat ushtarake me mjete primitive. Çako tha se po vlerësohet situata dhe momenti i përshtatshëm kur do të bëhet ndërhyrja me helikopter, për të cilët do të kërkojnë ndihmë nga aleatët. Cako nuk bëri asnjë koment për helikopterët Cougar që ndodhen ende në servis.

“Nga ajri po bëjmë vlerësimin e situatës dhe operacioni po vazhdon. Zjarri nuk fiket me një helikopter, por me të gjitha mundësitë. Të gjitha mjetet janë në dispozicion. Për mjetet nga ajri jemi duke e vlerësuar dhe në momentin e përshtatshëm do të duhet ta angazhojmë dhe me partnerët në kontakt”, tha Çako.

Sa i përket raportimeve për shpërthim të municioneve luftarake, Çako tha se nuk paraqitet rrezik dhe vijon operacioni.

“Për momentin nuk paraqitet rrezik, zona ku është baza ushtarake është e mbrojtur, nuk paraqet rrezik, po vijon operacioni. Janë forcat e mbrojtjes civile, forcat e armatosura, policia, mbrojtja nga zjarri, vullnetarët dhe njësitë e pushtetit vendor. Të gjithë ata që munden, janë të lutur të japin kontributin. Është një zjarr nën kontroll”, tha Çako.

g.kosovari

Next Post
Moisiu flet për takimin me Presidentin e ri: Begaj është patriot që nuk hyn në pazare!

Moisiu flet për takimin me Presidentin e ri: Begaj është patriot që nuk hyn në pazare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In