Këshilltari për punët e jashtme në Duma (Parlamentin rus), dhe ish-mbështetësi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Andrei Kortunov, ka folur për luftën e rusëve mbi Ukrainë. Ai i ka thënë sot “BBC” se situata në Ukrainë është një tragjedi dhe “padyshim diçka që duhet të ishte shmangur”.
Kortuv beson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të arrihet një marrëveshje paqeje, duke shtuar se “Putini nuk do të deklarojë humbjen, sepse politikisht kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të”.
Por, ai është shprehur se kjo do të ishte e ndërlikuar për Perëndimin, pasi do të konsiderohej shqetësim. Ai ka sugjeruar Angela Merkel ose Presidentin e Kinës, Xi, si kandidatë të mundshëm për të ndërmjetësuar ose gjetur një zgjidhje.
/b.h