Situata në Uiscon/ Demokratët: Vizita e Donald Trump mund ta rëndojë gjendjen

Usa1

Guvernatori demokrat i shtetit të Kenoshas ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump nuk duhet ta vizitojë Uisconin, vendin ku kanë ndodhur në këta kohë trazira të mëdha.

Në këtë qytet, një person me ngjyrë u qëllua nga policia dhe tensionet tashmë janë thuajse në kulmin e vet, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Presidenti Trump, që ka mbajtur në tërësi një qëndrim të ashpër ndaj protestave kundër racizmit, ka thënë se do të shkojë të martën në Uincon.

Demokratët kanë thënë se vizita e Trump mund të jetë problematike për gjendjen në atë zonë. Guvernatori i Uisconit Mandela Barnes tha për CNN se Trump nuk duhet që ta vizitojë qytetin e trazirave të kohëve të fundit.

“Duke pasur parasysh deklaratat që ka bërë edhe më herët presidenti Donald Trump, prezenca e tij mund të jetë problematike. Unë e kam të vështirë ta besoj se ai do të zgjidhë dicka, por më shumë mund të shtojë tensionet”, ka thënë Barnes.

Më datë 22 gusht, Jacob Blake u qëllua para tri fëmijëve të tij në shtetin e Kenoshas, duke e shndërruar këtë vend në shtet amerikan pakënaqësish ndaj trajtimit që iu bëhet njerëzve me ngjyrë.

Kritikët kanë thënë se Trump ka pasur një qasje jo të mirë ndaj njerëzve me ngjyrë, ndërsa këto fjalë kundër tij thuhen në prag të zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, ku përballë do të jetë Joe Biden.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com