Pas tensionimit të situatës së sigurisë në Siri, ka reaguar presidenti Bashar al-Assad, i cili ka thënë se çdo aksion ushtarak i ndërmarrë në Siri do ta destabilizonte edhe më shumë rajonin.
Assad ka reaguar pas kërcënimeve të drejtpërdrejta amerikane për sulm me raketa kundër ushtrisë së tij, pas sulmit me armë kimike në Siri, për të cilën gjë SHBA-ja e bën përgjegjës vetë Assadin.
“Pas çdo fitoreje të arritur në tokë, zërat e disa shteteve perëndimore janë ngritur dhe aksionet janë intensifikuar në një tentim për të ndryshuar kursin e ngjarjeve… këto zëra dhe çdo aksion i mundshëm do të kontribuoj për asgjë, veçse rritjen e jostabilitetit në rajon, duke rrezikuar po ashtu edhe paqen ndërkombëtare dhe sigurinë”, ka cituar televizioni shtetëror sirian Assadin.
ma.me