Më 29 dhe 30 nëntor 2022, presidenti Stevo Pendarovski do të jetë mikpritës i presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank–Walter Steinmeier, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Steinmeier do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, do ketë takim me presidentin ndërsa më pas do të ketë takim plenar mes dy delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Vizita e Steinmeier, sipas faqes zyrtare të presidentit gjerman, fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për perspektivat e anëtarësimit të vendit në BE.
Pas Shkupit presidenti gjerman vjen në Tiranë.
Agjenda:
- 12:00 – Ceremonia zyrtare e pritjes
- 12:15 – Takimi koke me koke
- 12:35 – Mbledhja plenare e delegacioneve
- 13:15 – Konferencë e përbashkët për shtyp e presidentit Pendarovski dhe presidentit Steinmeier
/s.f