• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në PD/ Topi: Berisha e Basha do të neutralizojnë njëri-tjetrin. Drama e ish kryeministrit, u vra nga “krijesa” e tij

by Java News
24/09/2021 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për situatën në Partinë Demokratike, aktualisht të “ndarë” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi shprehet se ka dy lloje ndjenjash.

Së pari ai tregon se ndjen keqardhje pasi bëhet fjalë për një parti ku ka dhënë kontributin e tij personal prej vitesh dhe së dyti ndihet mirë pasi siç u shpreh ai “uji duhet të turbullohet, që më pas të kthjellohet.”

Në një bisedë në “ABC Live”, ish-presidenti tha se ai po sheh të përplasen kokë më kokë dy personazhe që nuk i  kanë lënë shije dhe respekt në konsumin e marrëdhënieve të tyre politike. Megjithatë, ai shtoi se marrëdhënien e ka pasur më të ngushtë me liderin historik, kurse Bashën e cilësoi si një produkt politik të Sali Berishës.

Duke folur për mënyrën sesi kreu aktual i PD u fut në parti në vitin 2005, Topi shprehet: “Nuk u përdor mekanizmi politik, u përdor futja në struktura nëpërmjet një strukture jo puro politike.

Erdhën ekspertë që u futën shumë shpejt në listat e kandidatëve për deputetë. Mekanizmi erdhi si ekspertizë e pastaj në grup, iu dhanë pozicione të rëndësishme ministrore. Basha pati pozicione të rëndësishme. Ka qenë i preferuar. Kam parë skena në vijimësi të një mungese kimie mes zonjës Topalli dhe tij. Ndonjëherë zonjat kanë më shumë intuitë për të dalluar riskun.”

Nga këndvështrimi i Bamir Topit, drama e madhe e liderit historik të PD është se po sheh veten politikisht të vrarë nga krijesa e tij. Ndërsa, i pyetur se kë do të zgjidhte ai për në krye të PD, ish-presidenti thotë se Berisha dhe Basha janë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës të situatës.

Dhe, parashikimi i Topit për fundin e kësaj “beteje” është se Basha dhe “babai i tij politik” do të neutralizojnë njëri-tjetrin duke defaktorizuar imazhin e PD-së dhe opozitës në tërësi.

“Berisha sot është më i butë sot. Ka humbur moralin, ka humbur aleatë. Ka humbur edhe moshën. Ka një konfrontim me krijesën e tij. Janë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Do ta neutralizojnë njëri-tjetrin duke defaktorizuar imazhin e PD dhe opozitën…Ka ardhur koha që të mendohet për një rigjenerim total të së djathtës.” 

Por a del fituese PS nga kjo betejë mes demokratëve? Sipas Bamir Topit, jo.

“PS po ushqen konfliktin. Paradoksalisht është njeriu që këtë lloj komoditeti do ta paguajë. Duke mos pasur opozitë do bëjë gabime. Kur je komod humbet shumë reflekse, gjykimi bëhet mbrapa.”

/m.j

Next Post
Ndalesa e parë në Shqipëri më 28 shtator, Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor

Ndalesa e parë në Shqipëri më 28 shtator, Von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In