Situata në PD/ Salianji e pranon: Po synohet krijimi i partive të reja politike brenda PD-së!

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti Salianji ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri dhe mundësisë së daljes me një kandidat të përbashkët për kreun e shtetit.

Ai ka bërë me dije se janë duke u bërë përpjekje për krijimin e partive të reja politike, në mënyrë që të ndahet Partia Demokratike.

“Opozita duhet të bjerë në dakortësi që të kemi një kandiadat të përbashkët. le të jemi të sinqertë mbi atë që do të ndodhë. PS do marrë kriteret e grupit parlamentar të PD e do thotë që këto kritere i ka ky person. Të njetën gjë bëri me presidentin aktual. Dihen këto marifete.
Një nxitim një emergjencë është bashkimi i PD. Ulemi me Ramën e jo me njëri tjetrin. Diskutojmë në publik e jo së bashku.

Me deklarata publike i shërbehet vetëm ndarjes.

Këtu po e them për herë të parë. Po nxitohet për të krijuar parti të tjera për të ndarë PD në dy a më shumë pjesë. Çdo platformë e propozuar bëhet vetëm me qëllim që në PD të vendosen personazhet dhe grupet brenda PD në një sigurt që të mos kenë mundësi të bashkohen.
-Propozimi i deputetëve pa dakortësi ishte qendrim për të treguar që ka një shumicë që nuk është kështu nga grupi parlamentar.
-Qendrimi për një vendim kur nuk ka kuorum që të jetë mbledhje e PD

 

-Dëgjova një nga përfaqësuesit e Rithemelimit që tha se i kemi bërë ftesë kryetarit të grupit që të jetë pjesë e të jemi tre përfaqësues të grupit parlamentar. Ku është problemi nëse ka 3 përfaqësues.

-Edhe deklaratat publike, desha të bëj një mbledhje të përbashkët por u dol në mëngjes me deklaratë nga meraku se mos bëhej mbledhja”, tha Salianji. NEWS 24

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com