Situata në PD/Rama: Telenovelë e shëmtuar, një kufomë ‘non grata’ e tjetri ‘grata’ luftojnë mbi kurrizin e mbështetësve

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një “marrëzi” sitautën aktaule në PD. Ai është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë”, se beteja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha është si një telenovelë e dhimbshme.

“Nuk dua të futem në komentet e kësaj telenovela sepse është shumë e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe e që faktikisht nëse e sheh se si shpaloset është e dhimbshme për këtë vend, popull e mbi të gjitha për ata që i besojnë protagonistëve të kësaj telenovela. Kjo është histori të marrësh. Ka luftë për pushtet e cila bazohet në një sfidë që ka një kornizë, pra me Fatos Nanon kryeministër dhe kryetar partie në një fazë të karrierës së tij ku sipas meje ylli i PS po perëndonte si forcë qeverisëse, me një njeri që bëhet sfidat dhe pretendon të marrë drejtimin. Kurse në vendin tonë, pas 31 vitesh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dali një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA është e dhimbshme dhe e rëndë.

Por që ky njeri të kthehet në personin që do të sjellë demokraci, është marrëzi, groteske. Nga ana tjetër është marrëzia e tjetrit. Kjo është një valle mes të marrësh në buzën e humnerash ku do të bie PD. Është e shëmtuar që PD të ketë një kufomë non grata e nga ana tjetër të ketë një kufomë tjetër grata, e me këtë të bëjnë një spektakël që është për të qeshur e qarë”, tha Rama.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com