Ish-presidenti Bujar Nishani, gjatë një intervistë televizive foli për atë që po ndodh në PD.
Nishani theksoi se situata në PD ka degraduar. Ai shton se Basha tashmë është kthyer në personazh barsoletash, e se imazhi i tij në publik ka arritur në pikën fundore.
“Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është në pozitën më të mirë opozitare historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci.
Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barsoletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku”, u shpreh Nishani.
/b.h