• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata në Kuvend, ish-kryeparlamentarët “pleqërojnë” krizën e flakadanëve

by A M
13/12/2023 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi kombëtar mbi rolin e parlamentit në proceset demokratike në Shqipëri mblodhi në një panel drejtuesit e Kuvendit ndër vite ku kryefjalë e diskutimeve u bë kriza që ka përshirë këtë institucion. Lindita Nikolla ishte pjesë e panelit hapës ku kishte përgatitur një fjalimi cili e demonstronte situatën në Kuvend krejt normale, pa i kursyer edhe lavdet.

“Askush nga anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të vendos vullnetin e vet mbi vullnetin e zgjedhësve. Unë besoj se të gjithë bashkë se ashtu si shqiptarët janë populli europian i rajonit,  edhe parlamenti i Shqipërisë është më europianist i rajonit”, tha Nikolla.

Këtë qëndrim nuk e kishin ata që kanë drejtuar Kuvendin më parë. Namik Dokle, i larguar tashmë nga veprimtaria aktive politike, është i mendimit se palët në Kuvend duhet të fokusohen në drejtime të tjera.

“Flakadanët janë shumëngjyrësh, duken si ngjyrat e vezëve të pashkës, por harrojnë që vezët e Pashkës nuk çelin zogj, se janë të ziera. Dhe unë mendoj se mbi të gjitha duhet mençuria në parlament, dhe jo instrumentet e forcës që nuk janë për jetën parlamentare”, u shpreh Dokle.

Flakadanët e ndezur nga opozita ishin argumenti që maxhoranca të ndryshonte rregulloren e Kuvendit duke futur përjashtime deri në 60 ditë. Jozefina Topalli e cila në 8 vite drejtim të Kuvendit të Shqipërisë kujtohet për dorën e hekurt, është e mendimit se kjo nuk është zgjidhja.

“Nuk e zgjidh situatën, konfliktin që ke në parlament, nëse ndryshon rregulloren për të heq60 ditë deputetin nëse ai nuk bën atë që di dëshiron të bëj. duhet të pyesin veten, a është kjo zgjidhja që na çon ne në një stabilitet të vendit dhe në fuqizimin e vendit?”, theksoi Topalli.

Kusht i panegociueshëm për opozitën janë komisionet hetimore, për të cilat Skëndër Gjinushi është i mendimit se përdorimi i tyre është abuzuar ndër vite.

“Janë komisionet detyrues hetimorë, por ata u kthyen në pikë debati pasi që në fillim u keqpërdor, pasi nën hetim nuk vihet personi, nuk ngre akuza. Në hetim vihet çështja. Përveç këtij abuzimi u bë shumë inflacioniste, sepse kontrollin parlamentar mund ta ushtrosh edhe nëpërmjet komisionet parlamentare”, shtoi Gjinushi.

Por për zgjidhen e kësaj krize, ish-drejtuesit dëshmuan se në momente të caktuara kanë marrë vendime që kanë qenë edhe kundër partisë së tyre, si dorëheqja e Namik Dokle sapo mocionet e besimit për Jozefina Topallit. Kjo e fundit kishte një sugjerim edhe për Nikollën.

“Është më mirë me dinjitet dhe të mbrosh kushtetutën dhe parlamentarizmin, se sa të ulesh aty dhe mos të ta dijë emrin njeri”, tha Topalli.

Që prej 5 tetorit parlamenti është futur në krizë totale sa i përket veprimtarisë, ku aktet votohen nën tymin e flakadanëve në pak minuta.

/a.d

Next Post
Skandal/ Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale

Skandal/ Shiringa me gjak, age e mbetje të rrezikshme “gëlojnë” në spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In