Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj po ndjek nga afër situatën e krijuar nga zjarret në zonën e Shkodrës.
I ndodhur në fshatin Rragam në Gur të Zi ai e ka cilësuar si të jashtëzakonshme situatën e krijuar në vend dhe ka shtuar se do të kërkohet ndihmë nga shteti fqinj Greqia por edhe NATO.
“Jemi në sezon turistik dhe kjo nuk i shërben turizmit. Kemi kërkuar ndihmë nga Greqia dhe NATO”,- tha Demiraj.
Më tej, ministri tha se Policia e Shtetit do ndjekë me përparësi rastet e zjarrvënieve, pasi dyshohet se shumica e tyre janë të qëllimshme.
a.ç