• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata me plehrat në Spille/ Landfilli i Sharrës i përgjigjet kreut të Bashkisë Kavajë: Përgjegjësi e tij, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve

by Java News
14/07/2021 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Kreut të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, i cili bëri fajtor Landfillin e Sharrës për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit, ka reaguar ‘Integrated Energy’.

Landfilli i Sharrës përgënjeshtron kryetarin e Bashkisë Kavajë.

Sipas tyre kreu i Bashkisë ka refuzuar të jepte sasinë e mbetjeve dhe situata e krijuar është përgjegjësi e tij. Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit u raportua nga Report Tv.

Reagimi i plotë i kompanisë ‘Integrated Energy’.

Jemi njohur me deklaratën e ditës së sotme dhënë në media nga Kryetari i  Bashkisë Kavajë, në lidhje me problematikën e depozitimit të mbetjeve të  territorit të Bashkisë Kavajë. Të gjendur përballë këtij fakti jemi të detyruar të përgënjeshtrojmë dhe të  informojmë në lidhje me këtë problematikë, për shkak të transparencës kundrejt  opinionit publik.

Në datën 15.06.2021 është lidhur një akt-marrëveshje depozitimi ndërmjet  Bashkisë Kavajë dhe “Integrated Energy BV SPV” shpk. Përveç akt-marrëveshjes së depozitimit nga ana e shoqërisë është kërkuar edhe dokumentacioni plotësues në lidhje me procedurat e depozitimit që ndjek shoqëria.

Një kusht themelor në aktivitetin e shoqërisë tonë, e cila operon në  Zonën e Trajtmit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) sipas të gjitha standarteve të BE. Nga ana e saj Bashkia Kavajë nuk  plotësoi dokumentacionin e kërkuar dhe mbajti  atë  peng, duke mos dashur të deklarojë sasinë e saktë të mbetjeve që gjeneron kjo bashki në ditë. Nga ana tjetër këto deklarime janë të nevojshme  për ecurinë e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve. Pikërisht mosdeklarimi nga ana e

Bashkisë Kavajë  i sasive të depozitimit për mbetjet e gjeneruara nga territori i  Bashkisë Kavajë, të cilat do depozitoheshin pranë Z.T.M.T krijoi këtë pengesë që  sipas kryetarit të kësaj bashkie zotit Krali, ishte faji  i shoqërisë dhe jo i Bashkisë.  Sot ne takimin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë me Administratoren e shoqërisë u  krye edhe finalizimi i procedurës në lidhje me plotësimin e dokumentacionit nga ana e Bashkisë Kavajë. Nga sot Zona e Trajtimit të Mbetjeve ka pritur depozitimet e mbetjeve të ardhura nga territori i  kësaj Bashkie.

Nuk është hera e parë që Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndeshet me  problematikën e mosdeklarimit të saktë të sasive të mbetjeve që vijnë për depozitim nga bashkitë e qarkut Tiranë. Ne si shoqëri, jemi të gatshëm të vijmë në ndihmë, të bashkëpunojmë, të ofrojmë shërbim, por duke gjetur mënyrën më të  mirë për ti dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve sipas të gjitha standardeve të  përcaktuara nga BE. Jemi të keqardhur kur dëgjojmë deklarata të tilla, apo thirrje publike për “hapjen e traut” nga kryetari i Bashkisë së Kavajës  zoti Krali, të  cilin e inkurajojmë të mbajë përgjegjësitë dhe të respektojë rregullat dhe ligjet për një  mbarëvajtje korrekte midis Palëve.

Ne si shoqëri koncesionare, mbajmë përgjegjësi të plotë për sasitë dhe tipologjinë e mbetjeve në bazë të kontratës së koncesionit dhe ligjeve në fuqi dhe për këtë  shkak e kemi të pamundur “të hapim dhe të mbyllim traun” sipas dëshirës dhe në kundërshtim me ligjin. Jemi të vendosur të mos cenojmë asnjë kriter dhe standard të BE mbi të cilat Zona më e madhe e Trajtimit të Mbetjeve në vend operon.

Next Post
Thirrja e SHBA: Prokurorët e ndershëm dhe patriotë të aplikojnë për KLP-në

Vend pune bosh në SPAK/ Thirrja e ambasadës së SHBA: Aplikoni, tani është mundësia juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In