Situata me News24, reagon OSBE: Mosmarrëveshjet e pronësisë nuk duhet të shkaktojnë ndërprerjen e transmetimit

OSBE ka reaguar për situatën që po ndodh me televizionin News24 prej disa ditësh, kur për shkak të përfundimit të kontratës për qiranë e godinës, televizionit iu ndërpreu edhe sinjali I transmetimit.

Përfaqësuesi OSBE-së për Lirinë e Medias, Jan Braathu, në një reagim në Facebook ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar.

Ai thotë se mosmarrëveshjet për pronën mes pronarit të televizionit dhe shtetit, nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e sinjalit të transmetimit.

“Situata rreth ndërprerjes së papritur të veprimtarisë së Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet pronësore të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të medias”, është shprehur Braathu.

Gazetarët dhe punonjësit u ndaluan të hyjnë në godinën. Edhe sendet e tyre janë nxjerrë nga ambientet e televizionit dhe u dërguan në Rezervat e Shtetit dhe u protokolluan. Drejtori i televizionit ka të drejtën t’i tërheqë këto materiale.

Por Gjykata e Tiranës, katër ditë më parë vendosi që gazetarëve t’u kthehen materialet që u morën nga godina e televizionit.

Situata me News24 është krijuar për shkak se televizionit i ka skaduar prej 3 vitesh afati i qirasë për godinën shtetërore.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.