• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

by E S
23/03/2026 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova vijon të përpiqet të mbajë nën kontroll çmimet e karburanteve vetëm përmes caktimit të marzhës së fitimit, që është 12 centë për shitjen me pakicë dhe 2 centë për atë me shumicë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se heqja e akcizës nuk është opsion në situatën aktuale.

“Sa i përket akcizës, mbetet të përcillet situata aktuale. Nuk e konsiderojmë si opsion heqjen e akcizës, por përcjellim situatën në të cilën çmimi i importuar nuk e ka kaluar çmimin tavan, i cili është 12 centë në pakicë dhe 2 centë në shumicë. Por situata më tutje mbetet të shihet.” tha ministrja.

Përpos akcizës, nga komuniteti i biznesit është kërkuar edhe ndërhyrja në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), gjë që është hedhur poshtë nga ministrja Kusari-Lila.

“TVSH-ja asnjëherë nuk ka qenë opsion, pasi është shumë problem të përcillet. TVSH-ja është tatim në vlerë të shtuar; është ajo çfarë paguhet nga qytetari, dmth nga secili konsumator përfundimtar. Lehtësisht thuhet, por është shumë më e vështirë e aplikueshme, për shkak se mund të përfundojmë në situata kur TVSH-ja hiqet, por çmimi mbetet i njëjtë, për shkak se operatorët ekonomikë nuk e heqin”, u shpreh Lila.

Kusari-Lila këmbënguli se modeli aktual me caktimin e çmimit “tavan” po jep efektet e veta, përkundër paralajmërimit të shtrenjtimit edhe të produkteve apo shërbimeve të tjera.

“Të paktën marzha e parandalon ngritjen përtej vlerës së fiksuar. Ne do të shohim nëse ka ndonjë model tjetër gjithashtu në ditët në vijim, për shkak se këtij vendimi i skadon afati më 4 prill. Më 4 mars e kam marrë vendimin e parë, më 4 prill skadon ky vendim, që të shohim a mundemi në kuadër të të njëjtit model apo një model i cili do të ketë një funksionim më të mirëfilltë”, tha ministrja.

Ajo theksoi se ministria po monitoron vazhdimisht tregun për të parandaluar çdo abuzim dhe është duke hartuar masa strategjike për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj krizave.

Sipas ministres Kusari-Lila, po përgatiten gjithashtu plane të detajuara për të rritur rezistencën e vendit ndaj ndikimeve të ndryshme në tregun botëror.

Next Post
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In