Brazili ka regjistruar një ditë tjetër me numër rekord vdekjesh ditore nga Covid-19. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore në vend, kjo është e dyta ditë radhazi që vendi i Amerikës së Jugut regjistron rekord viktimash.
Të mërkurën, Brazili raportoi 2,286 vdekje të reja të lidhura me Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, duke kryesuar rekordin e mëparshëm të së martës me 1,972 viktima.
Vendi regjistroi gjithashtu 79,876 raste të reja me Covid-19, duke e çuar totalin e vendit në 11,202,305 dhe numrin e rasteve fatale në 270,656.
Brazili ka numrin e tretë më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë dhe numrin e dytë më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Më herët të mërkurën, Organizata Shëndetësore Panamerikane (PAHO) njoftoi se ndërsa SHBA, Kanada dhe Meksika po regjistrojnë një rënie të rasteve, pothuajse çdo shtet brazilian pati një rritje gjatë javës së fundit.
Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva goditi vendimet “budalla” të Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë.
Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë në një muaj të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi. Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të bërtiturat”.
Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër kolapsit.
Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.
g.kosovari











