• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata e zjarreve në vend, 22 vatra në 24 orë, 5 mbeten ende aktive

by A R
14/07/2025 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 ndodhet nën monitorim. Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore.

Deri tani janë djegur mbi 107 hektarë tokë dhe rreth 100 rrënjë ullinj në total. Në fshatin Dragovoje të Malësisë së Madhe janë dëmtuar gjithashtu 3 objekte për bagëti.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 25 automjete zjarrfikëse, 305 forca operacionale, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të FA-së.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, por rreziku për zjarre mbetet i lartë në Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër. Rreziku pritet të jetë edhe më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Qarqet me Vatra Aktive

Dibër
·         Parku Kombëtar Lurë (Liqeni i Luleve): Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një zonë pyjore me pisha dhe livadh.

·         Mali i Peladhisë, Bulqizë: Zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Në terren ndodhen 8 efektivë të MZSH Bulqizë, por situata nuk është ende nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa.

·         Fshati Sinë e Sipërme, Dibër: Zjarr në pyll dushku me 4 ha të djegura. Në operacion janë përfshirë 11 forca, përfshirë MZSH dhe bashkinë, duke punuar në terren të vështirë.

Tiranë (Rrogozhinë)

·         Fshati Zambishë dhe fshatrat përreth: Zjarri i nisur më 10 korrik u përhap në zona të gjera, duke përfshirë ullishte dhe pyje me pisha. Janë djegur rreth 80–90 ha si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë. Ndërhyrja u bë edhe nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Fier (Mallakastër)

·         Fshati Drenovë: Janë djegur rreth 2.5 ha shkurre dhe 250 rrënjë ullinj. Zjarri është riaktivizuar sot, dhe po punohet me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Next Post
Armatimi i Europës, BE planifikon rritje të taksave mbi duhanin për të financuar fondin për mbrojtje

Armatimi i Europës, BE planifikon rritje të taksave mbi duhanin për të financuar fondin për mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In