• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve, niset helikopteri për normalizimin e situatës

by Java News
19/08/2021 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e zjarreve në vend. Në Thirrë, ministria bën të ditur se situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit.

Sipas MM, në fshatin Katund i vjetër në Mirditë sot situata paraqitet më e qetë. Po ashtu edhe në fshatin Flet të Lezhës zjarri është izoluar në 95%.  Në Majën e Rrunës në Kukës, zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez

Njoftimi i plotë:

Qarku Lezhë

1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikesit lokalë po punojne në terren.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikesit lokalë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet ne monitorim.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojne punonjesit e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër

1.Bashkia Pukë, Fushë Kumullise, Qershizë – Janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjes nga njësia administrative Postribë.

Qarku Kukës

1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjes te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra ne fshatin Nikoliq është shuar.

Qarku Elbasan

1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Prrenjasit.

Qarku Dibër

1.Bashkia Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, stukturat e pushtetit vendor po punojne për shuarjen përfundimtare.

Qarku Gjirokastër

1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahës, zjarri ne fshatin Allkomemaj eshte shuar.

Next Post
“Për 1 muaj e gjysmë, 100 mijë turistë më shumë se në 2019”/ Policia shton masat në Rinas: Kapen 13 persona të shpallur në kërkim

“Për 1 muaj e gjysmë, 100 mijë turistë më shumë se në 2019”/ Policia shton masat në Rinas: Kapen 13 persona të shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In