Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës
Statusi i plotë i Ministres Kushi:
Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.
Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.
Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:
🔴 Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë
🔴 Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë
🔴 Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës
🔴 Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë
🔴 Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.
Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.