Drejtori i Koorporatës Energjitike Shqiptare, Benet Beci ka bërë me dije se si po e menaxhon Korporta Elektroenergjitike situatën e përmbytjeve.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ai shkruan se:
“Korporta Elektroenergjitike Shqipëtare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.
Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.
Nivelet e liqeneve janë:
• HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)
KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.
Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik”, nënvizon Beci./a.p