Kryeministri i vendit, Edi Rama për shkak të ndryshimeve në axhendën e ditës ka anuluar prezantimin e kandidatit, Rakip Suli për bashkinë e qytetit të Kamzës.
Prezantimi i Sulit ishte parashikuar që të bëhej ditën e sotme në orën 17:00, por siç njofton edhe vetë kandidati socialist për bashkinë e Kamzës, takimi zgjedhor është shtyrë për një moment të dytë.
“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama” shkruan Rakip Suli në rrjetet sociale.