• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Situata e motit në vend, meteorologët: Parashikohen reshje deri të enjten, shi intensiv do të ketë…

by Java News
21/11/2022 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës shkaktuan përmbytje në territorin e vendit, duke prekur kryesisht Shkodrën dhe Lezhën.

Por si pritet të paraqitet situata meteorlogjike në ditët në vijim? Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja për Klan News bën të ditur se pritet që reshjet të bien edhe sot, por me një intensitet më të ulët se ditën e djeshme. Ndërkohë që pritet që dita e nesërme të sjellë përsëri fuqizim të reshjeve dhe problematike situata parashikohet të jetë dhe në jug, ku kryesisht do të preket qarku i Vlorës.

Reshjet do të na shoqërojnë deri ditën e enjte, ku më pas pritet të ketë një përmirësim të kushteve të motit.

Lajda Porja: Reshjet do të vazhdojnë të bien, ka një fuqizim ditën e nesërme, e marta dhe të paktën orët e paradites së ditës së mërkurë do të sjellin reshje ku edhe në këto zona do të kemi reshje herë pas here me intensitet mesatar dhe të lartë. Dua të them se situata nuk është në përmirësim të paktën deri ditën e enjte, ku do të ketë ndërprerje totale të reshjeve sidomos në Ultësirën Perëndimore duke përmirësuar ose duke nisur tërheqja e ujit që ka përfshirë shumë toka bujqësore.

Përsa i përket reshjeve, episodi i cili kemi kaluar ka dyfishuar reshjet pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Të gjitha zonat e Shqipërisë e kanë tejkaluar normën mujore vetëm me reshjet që kemi pasur gjatë fundjavës. Pritet një episod tjetër të martën dhe të mërkurën që do të sjellë reshje mesatarisht më pak krahasur me çfarë përjetuam. Vetëm për 3 ditë kemi pasur 200 milimetra, 120 në qendër dhe 150 në jug.

Do të raportohen disa probleme në qarkun e Vlorës duke filluar që nga dita e mërkurë dhe në vijim. Situata përmirësohet dukshëm që nga e enjta dhe më pas kemi disa ditë pa reshje duke bërë dhe edhe uji të tërhiqet.

Aktualisht që flasim, reshjet e sotme do të kenë intensitet të ulët, por nuk do të ketë ndërprerje të tyre. Sot, më e keqja ka kaluar, reshjet më të dendura kanë qenë në orën 3 deri në 7 të mëngjesit, ku më në fokus kanë qenë zonat qendrore.

Problemet do të fillojnë nesër pasi sonte gjatë natës dita e martë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të mbeten me reshje të konsiderueshme ku problematike përsa i përket jugut do të jetë qarku i Vlorës që do të marrë dhe sainë më të madhe të reshjeve.

Do të shtohen dhe reshje që do të bien dhe të martën dhe të mërkurën. Epiqendra e gjithë këtyre ditëve, ka qenë Shkodra dhe Lezha ku janë prodhur më shumë reshje.

Por si parashikohen ditën e tjera të Nëntorit?

Lajda Porja: Që nga dita e enjte deri në datën 28-29 nuk ka reshje në territor, madje ka rënie temperaturash. Do të jenë ca ditë tipike dimrit. Data 29-30 rezervon, pra dita e fundit e Nëntorit një tjetër episod me reshje, por nuk janë reshje të intensiteteve që përjetuam. Duke bërë muajin Nëntor një muaj shumë të lagësht.

Next Post
Moti i keq prej tre ditësh lë pa drita fshatrat në Korçë. probleme edhe në aksin nacional

Moti i keq prej tre ditësh lë pa drita fshatrat në Korçë. probleme edhe në aksin nacional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In