• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Situata e Kakavijës, Tit Vasili kritika Ramës: Zero aftësi menaxhuese, ne jemi më pranë qytetarëve

by Ardit Rada
17/08/2020 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për nënkryetarin e LSI Petrit Vasili, situata në Kakavijë e gjeti qeverinë të papërgatitur dhe se për kryeministrin ishin më të rëndësishme pushimet se vuajtja e shqiptarëve.

Përmes një deklarate për mediat, Vasili tha se kryeministri Rama kishte aftësi zero menaxhuese të situatës.

Deklarata e plotë e Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Të gjithë kemi ndjekur me ankth ditët dramatike ku mijëra e mijëra vëllezër e motra tanët ishin bllokuar në Kakavijë e Kapshticë, në një vapë përvëluese për të kaluar kufirin e për t’u kthyer në Greqi. Është fare e qartë që një situatë e tillë e jashtëzakonshme, e gjeti krejtësisht të papërgatitur qeverinë shqiptare dhe në ditët e zhvillimit të kësaj situate, qeveria ishte në bisht të situatës. Kurrkush nga fjalamanët e mëdhenj të qeverisë, ministra e të tjerë, nuk po përmend kryeministrin pasi pushimet e tij janë shumë më të rëndësishme se mijëra shqiptarë që vuajnë në Kakavijë dhe patjetër që këto pushime nuk mund të preken dhe ai nuk mund të lëvizë nga vendi.

Sigurisht ka qenë gjithmonë në pushim sa herë që shqiptarët kanë qenë në hall të madh. Ka qenë në bisht të situatës kur kemi pasur tërmete, kur kemi pasur përmbytje. Ka qenë në bisht të situatës kur kemi të tilla drama humanitare në kufi. Praktikisht nuk kemi një kryeministër të përgjegjshëm, kemi një shpërdorues pushteti, i cili së bashku me ministrat e tij gjeti të udhës të fajësonte shqiptarët punëtorë, që roptohen e derdhin djersë, e me gjak fitojnë të ardhurat e tyre në Greqi, por nuk kanë mundësi që të kenë mbështetjen e shtetit në ditë të vështira. U demonstrua qartë që kishte aftësi zero menaxhuese të situatës.

Nuk u bë publik gjëkundi një shtab, i cili të drejtonte një operacion të mirëfilltë humanitar, me të gjitha elementët e tij, shëndetësorë, logjistik, të mënyrës së të ushqyerit, apo elementë të tjerë, pasi mijëra e mijëra njerëz ndodheshin në rrugë të madhe në një mot përvëlues. Pra gjithë ky operacion humanitarë nuk ndodhi dhe praktikisht qytetarët u improvizuan me gjithë ç’ mundën dhe duhen falënderuar patjetër edhe banorët e zonës që u treguan shumë solidar për të mbështetur qytetarët, se sa vet shteti. Dëshmi të shumta të qytetarëve e provojnë më së miri këtë.

Sigurisht që në këtë situate është harruar diçka shumë e madhe që nuk po ktheheshin thjesht mijëra e mijëra Shqiptarë për të vazhduar punën e tyre në Greqi, por ishin mijëra e mijëra shqiptarë që ndaj të cilëve mbahen gjallë dhe mijëra e mijëra të tjerë të cilët shteti as nuk ka mundësi ti mbështes, as ka mundësi ti ndihmojë dhe as ka mundësi ti sigurojë bukën e gojës. Pra puna e këtyre shqiptarëve kishte një rëndësi të dyfishtë. Sot qeveria dhe ndonjë nga ata ministrat e qeverisë që flasin si kofini pas të vjelit, thonë situata u kapërcye. Të nderuar qeveritar, situata nuk ka mbaruar.

Ky operacion rikthimi do të vazhdojë deri sa fluksi i ngarkesës së madhe të ketë përfunduar . kushdo që do të mendojë suksese dhe fitore të para kohëshme, ashtu siç ndodhi dhe me covidin, sigurisht që vazhdon të jetë i pa besë me qytetarët. Në këto situata kërkohet një informacion shumë i gjerë. Përgatitja e spoteve të shpeshta, frekuente dhe të qarta ku të qartësohen të gjitha strukturat ku qytetarët që duan të kthehen në Greqi, të kenë mundësi ekzaminimi për covid.

Tamponin në gjuhën popullore. Pra në të gjitha strukturat, qofshin ato publike apo private. Duke i vënë në dispozicion nëpërmjet spoteve televizive dhe të gjitha mënyrat e tjera të informimit. Pra ku ndodhen këto, çfarë numrash telefonash kanë, çfarë adresash… të gjitha mundësit e komunikimit me to. Ne e dinim që ku kishim covid dhe kishim vetëm 25 raste, kryeministri na shfaqi me mesazh në celular. Sigurish që këto ishin mesazhe të çmendura, por e dinim mënyrën për të komunikuar. Le ta gjejnë rrugën dhe të komunikojnë qytetarët.

Së dyti, të njoftojnë më së miri dhe qartë duke komunikuar edhe me palën greke, se cilat janë oraret e punës të kalimit të kufirit në mënyrë që ti komunikojnë qytetarët se cilat janë orët e përshtatshme për kalim për të rregulluar një kalimshmëri të fluksit dhe për të evituar krijimin e radhëve kilometrike që janë të tmerrshme. Qoftë nga pikëpamja humanitare, por edhe në shumë pikëpamje të tjera.

E treta dhe jo më pak e rëndësishmja. T’iu sigurojë qytetarëve që këto ekzaminime, ky testim të jetë gratis. Kjo nuk është dhuratë. Ky është minimumi minimumit që ky shtet mund të bëjë për qytetarë që prej 30 vjetësh jo thjesht e vetëm robtohen, por fal tyre mbahen mijëra e mijëra familje në Shqipëri. Pa ndihmën e tyre Shqipëria do të vuante një situatë sociale shumë herë më të rëndë dhe shpërthyese se sa kjo që jetojmë sot. Pra një tampon i vetëm, çmimi i një tamponi të vetëm në 30 vjet që japim kontribute pafund në mënyrë të padukshme, të pazëshme për qytetarët nuk është asgjë.

E fundit, shteti duhet të marrë masa dhe të heqë dorë nga situatat e papritura në të cilat ai gjendet gafil siç thotë populli, krejtësisht i papërgatitur por në këto pika kufitare ku fluksi i kalimit është tepër i lartë të ngresh strukturat pëermamente shëndetësore dhe humanitare për tu ardhur në ndihmë qytetarëve pasi flukset e rritura janë të paevitueshme, krijimi i radhëve është i paevitueshëm dhe në vend që të ndodhen përpara të papriturave krijimi i këtyre strukturave, pajisja e tyre me të gjithë mjetet e domosdoshme dhe të nevojshme, ngritja e një shtabi permament i cili do të funksionojë deri në përfundimin e kësaj situate të ngarkuar janë minimumet që mund të bëjë një shtet për të treguar kujdesin minimal, serioziteti minimal para shtetit dhe të jetë një shtet serioz dhe në raport me partneret rasti konkret me shtetin grek pasi një shtet i tillë i shkërmoqur në të gjithë veprimet e tija dhe jo serioz sigurisht që ka aftësi 0 që të negociojë dhe me të tjerët pasi është një partner jo serioz dhe sa më i lartë të jetë serioziteti, përgjegjshmëria, puna e planifikuar në çdo detaj, e në çdo moment e shtetit amë aq më e fortë do të jetë mundësia e negocimit për të gjetur rrugët e mundshme për të lehtësuar sa më shumë situatën në mënyrë që dhe qytetarët të kenë mundësinë që të shkojnë për të rifilluar punën e tyre e cila është jetike për ta por të evitohen dhe dramat e tilla humanitare.

Shteti, qeveria në këtë rast mori një notë tërësisht negative, e cila ra e tëra në kurriz të qytetarëve shqiptarë, qytetarët nuk kanë më taksirat që të presin pasivitetin dhe pushimet e paprekura të qeverisë dhe qeveritarëve, të cilët vazhdojnë të qeverisin nga facebooku-u dhe nga shezlongjet e plazheve por kërkojnë veprime konkrete sepse kanë kontribuar dhe kontribojnë e u rrëmbehen para pafund nga xhepat e tyre nëpërmjet taksave për të pasur një shtet në funksion të tyre.

Për ditët që vijnë koha nuk pret më ky plan prej 4 pikash duhet të fillojë të operojë, të monitorohet, të jetë transparent e të jetë në ndihmë 24 orë në 24 të qytetarëve të ndershëm shqiptarë që u takon dhe e meritojnë një 

Next Post
Një verë e artë për të rizbuluar… Shqipërinë!

Opozita e shitjes ambulante të çikërrimave politike!

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Prape ky plehra njeqindperdorimesh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In