Në 24 orët e fundit janë bërë 1697 testime ndërsa janë regjistruar 194 raste të reja me Covid 19.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 77 raste të reja, në Kumanovë 9, Dibër 3, Shtip 5, Prilep 11, Tetovë 16, Strugë 3, Veles 5, Manastir 6, Ohër 2, Kavadar 3, Gostivar 5, Gjevgjeli 1, Strumicë 9, Kriva Pallankë 3, Radovish 6, Koçan 10, Probishtip 3, Berovë 1, Vallandovë 3, Vinicë 3, Dellçevë 2, Shën Nikollë 5, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.
Sot ISHP ka regjistruar 158 të shëruar nga Covid, por nga ana tjetër kanë ndëruar jetë dy pacientë. Bëhet fjalë për një pacient 80 vjeçar nga Prilepi dhe një 54 vjeçar nga Velesi.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur 17977. I të shëruarve 14959. I të vdekurve 739. Ndërsa rastet aktive për momentin janë 2279.
g.kosovari