• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Situata dramatike”/ Flet shqiptarja nga Milano: Spitalet nuk kanë më vend edhe funeralet janë të mbyllura

by Java News
09/03/2020 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarja shqiptare, Lydra Arkaxhiu, që jeton në Milano të Italisë, tha në një lidhje telefonike për “News24” se situata në vendin fqinj është dramatike nga koronavirusi.

Ajo deklaroi se prej ditësh është e mbyllur në shtëpi dhe askush nuk lejohet të dalë, qoftë për një shëtitje normale apo për të takuar familjarë e të afërm.

Sipas saj, spitalet në Milano janë të tej mbushur dhe nuk ka vende më për terapi intensive. Madje, siç theksoi Arkaxhiu, edhe funeralet janë të mbyllura dhe nuk lejohet të bëhet as meshë dhe as të marrë pjesë njeri.lydra

Intervista:

Si është situata sot në Milano?
Situata në këto ditë në Milano me thënë të drejtën është dramatike. Unë jam në shtëpi, që prej ditës kur bëmë lidhje bashkë. Kemi urdhrin të mos dalim, po punojmë nga shtëpia. Me dekretin e fundit të qeverisë, që u firmos në 3 të mëngjesit, situata është bërë edhe më e vështirë, më dramatike. Kemi anuluar edhe daljet normale, takimet me familjarët. Nuk ka më vende për terapi intensive në Milano, është mbushur.

Cilët njerëz janë në punë aktualisht në Milano?
Transportet funksionojnë, trenat kanë ulur numrin e udhëtimeve, ata janë bosh. Metropolitana funksionon, me shumë pak njerëz. Dyqanet, baret, supermarketet janë të hapura, por me orare. Baret 8-6, nuk mund të pish kafe te banaku, por je i detyruar të ulesh. Dje në Milano lejoheshin të futeshin në supermarkete vetëm grupe me 20 veta. Kur je brenda në supermarket, është gjithmonë zëri që të thotë të mbash distancë.

Si është ndjekur procedura për përcjelljen e viktimave në banesën e fundit?
Sa i përket viktimave nga koronavirusi, ose dhe që s’janë nga koronavirusi, funeralet janë komplet të bllokuar. Me dekretin e fundit komplet kishat janë të mbyllura për funerale dhe çdo gjë, edhe për meshat. Meshat do të bëhen pasi të ketë kaluar kjo situatë emergjence, nuk ka asnjë lloj ceremonie për viktimat. Edhe personat më të afërt duhet të mbajnë distancën në momentet e varrimit. Është diçka e jashtëzakonshme. Rregullat janë shumë të rrepta. Nuk ekziston funerali në këto momente.

A ke dijeni për shqiptarë që kanë ndërruar jetë në Itali nga koronavirusi?
Jo. Këtu jepen vetëm numrat dhe zonat ku ka viktima, jo informacione të tjera. /BW

g.kosovari

Next Post
Inagurohet urgjenca e re në QSUT, Manastirliu: Dyfishohen kapacitet me standarde bashkëkohore

Mediat: Një i tretë i dyshuar për koronavirus, izolohet tek Infektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In