• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi ynë parlamentar ka pjellë vetëm diktatura!

by Fatmir Merkoçi
21/08/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Fatmir Merkoçi

Jeta dhe historia na ka mësuar se çdo gjë nis nga fillimi. Dhe vetë shteti nuk lind brenda ditës. Por dhe shteti ka themelin e tij. Themeli i tij është Kushtetuta. Ndaj çdo gjë nis nga themeli. Sa më i fortë, e sa më solid dhe i mirëndërtuar ky themel, aq më i fortë do jetë dhe shteti. Kushtetuta është baza e piramidës shtetërore, pasi mbi të ndërtohen qindra e qindra ligje dhe mbi të merr konstruktin dhe formën vetë shteti. Ndaj ndërhyrja në kushtetutë është tepër e rrezikshme, nëse nuk zbatohen rregullat. Por le ta shohim hap pas hapi kushtetutën tonë.

Kushtetuta është vullneti i një populli, ndaj ajo miratohet vetëm nëpërmjet referendumit popullor. Hartuesit e saj duhet të jenë njerëzit më të përgjegjshëm ( Dhe jo si në rastin tonë që u udhëhoq nga një aktor e një oficer). Kushtetuta në vetvete nuk është vetëm ligj, por ajo shpreh vullnetin e një populli. Por brenda saj, ka dhe rrugën që duhet të ndjek vetë kombi që i përket. Ndaj ajo, ndërtohet mbi bazën e dokeve, zakoneve, traditës, gjuhës e cila, duhet të jetë, sa e qartë, aq dhe e përpiktë. Kushtetuta nuk duhet ( ashtu si dhe ligjet) të ketë deri fjalë të huaja.

Kushtetuta në shkrimin hapës të saj shkruan: Ne populli i Shqipërisë………. ( kur duhej shkruar: Ne populli shqiptar…… Kundërshti që e kam bërë ku u hartua) Hartuesit, me këtë togfjalësh, në mënyrë të prerë i përjashtojnë të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë kufirit shtetërorë. Kjo është dhe një pengesë ligjore, si për bashkimin e trojeve, ashtu dhe për votimin e shqiptarëve jashtë kufirit shtetëror. Në fund të këtij shkrimi shkruhet :- Me vullnetin tonë ne vendosim këtë Kushtetutë. Pra, Kushtetuta është ” Pronë e popullit” megjithëse kjo ” pronësi ka ndryshuar. Ajo tashmë është pronë e partive politike.

Kushtetuta gjithashtu jep dhe formën e ndërrimit të vetë Shtetit.

Në nenin 1 thuhet së Shqipëria është Republikë Parlamentare. Në shqip: thuhet Kuvendare. Nëse do shohim këto dy fjalë, parlament do të thotë me fol, me dhënë mëndje. Ndërsa fjala Kuvend, do të thotë – vendi ku mblidhen të parët e vendit. Në traditën tonë, Kuvendi ishte vendi ku, merreshin vendime. Vendi ku nuk hynte gjithkush, përveçse më të mençurit e më të moshuarit.  Aty merrnin pjesë dhe ata që i kishin dhënë vendit. Pra kishte një rregull, por jo çdo njeri mund të ishte jo vetëm pjesë e tij, por dhe nuk mundej të fliste, pa pasur një peshë- fjale. Kjo bënte që ai të quhej Kuvendi i burrave. E thënë pak më troç: Në Kuvend nuk merrte pjesë çdo kush. Kurse, e krahasuar me sot, ne, në Kuvend kemi, që nga studentët, hajnat, vrasës, njerëz me emra e mbiemra të ndryshuar, e deri dhe të marrë.

Këta njerëz jo vetëm që kanë marrë në dorë fatet e vendit, por janë dhe ndryshuesit e Kushtetueses, duke i hequr të drejtën popullit. Para sot, nuk kemi një Kushtetutë të popullit, por të individëve anonim.

Jo pse kam qenë dhe jam kundër kësaj Kushtetute, por kam deklaruar gjithkund se: Sistemi ynë ka rënë.

Përvoja jonë ka treguar se sistemi parlamentar ( po i referohem kushtetutës) ka dështuar. Ky sistem nuk ka dështuar sot. Ky sistem pas viteve 1991 nuk duhej të zbatohej më në Shqipëri.

Në historinë e shtetit shqiptar, sistemi parlamentar, ka pjellë vetëm diktatura. Diktatura është në forma të ndryshme. Ishte ky sistem që solli me forcë kartoni Mbretin. Po me forcë kartoni Diktatorin. Po me forcë kartoni, e bëri Shqipërinë Socialiste. Po me forcë kartoni sot, e kthen në një Kushtetutë anarkiste. Falë ndryshimeve të saja, çdo individ, apo grup individësh, kanë prodhuar ligje në favor të tyre.

Pas viti 1992, ne dolëm nga sistemi socialist ( diktatura) dhe deri më 1998-ën, u udhëhoqëm me Paketë Kushtetuese. Më 1998, popullit ju imponua të votonte përsëri, të votonte Republikën Parlamentare. Pra, nuk ju la asnjë shteg zgjedhjeje. Fare pak ishin zërat kundër këtij sistemi në atë kohë.

Nuk kaloi shumë, dhe pse kjo Kushtetutë që na u fol si më e mira, më e arrira, e miratuar dhe nga ndërkombëtarët e Venezia, në të përsëri u ndërhy, për interes të individit. Nuk u mbushën as 10 vjet, pavarësisht nga ndërhyrjet, u kërkua në emër tashmë të ” Reformës në Drejtësi” të ndryshoheshin plot 58 nene të saj. Por çudia vazhdon. Si në asnjë vend tjetër, Reforma në Drejtësi nis pa asnjë bazë ligjore.

Ekspertët e nivelit të lartë ( që u deklaruan të tillë nga qeveria) ” nisën të bëjnë ligjet e kësaj reforme. Por këta ekspert, nuk shkruan asgjë. Ata vetëm firmosën ç’ju sollën. Kjo më pas u deklaruar se ishte bërë nga SOROS. Pra dhe këto ligje nuk u shkruan nga ekspertët e deklaruar.  Por këto ligje binin ndesh me Kushtetutën. Pra pakica apo të interesuarit, vendosët të ndryshojnë dhe vetë Kushtetutën.

Këtë radhë, Kushtetuta nuk do kishte ndryshime, por do përshtatej. Përshtatja do bëhej në bazë të ligjeve të reformës. E thënë më thjeshtë, fillimisht u bënë ligjet e Reformës në Drejtësi dhe më pas, Kushtetuta duhej përshtatur sipas saj. Kësaj i thonë: Të ndërtosh shtëpinë nga çatia e pastaj t’i përshtatësh themelin.

Reforma e Shtetit shqiptar, apo siç e quajnë Reforma në Drejtësi, ka dështuar.

Ashtu siç thamë më lartë, ky sistem duhet ndryshuar. Së pari, duhet ndryshuar forma, mënyra dhe mosha e përfaqësimit. Jemi vendi ku, përfaqësohemi nga adoleshentë apo njerëz që nuk kanë asnjë përvojë në jetë. Jemi vendi që fal këtij sistemi, prodhojmë individë që e hapin Librezën e punës me fjalën Kryeministër. Jemi ai vend ku, fatet e një populli ju lihen në dorë atyre që kanë paranë e jo identitetin e tyre. Nuk do ishte aspak e pa drejtë në se do zbatohej për çdo përfaqësues të zgjedhur Neni 86/2 i Kushtetutës, siç është tek Presidenti. Kjo do bënte të mundur një përfaqësim më dinjitoz. Dhe vetë Kuvendi do kishte një dinjitet e përfaqësim më me shumë personalitete, të denjë për t’i shërbyer popullit.

Ne kemi nevojë sot që të zgjedhim një sistem tjetër, një sistem i cili duhet të vendoset nga populli. Forma sistemi ka të ndryshme. Në se, do kemi një sistem tjetër, me siguri do kemi dhe një ndryshim në qeverisje.

Ajo çka është më e rëndësishme: Ne duhet të shkëputemi nga ky sistem dështak. Ky sistem nuk dha asgjë pozitive që nga vendosja e tij. Ne duhet të ndërtojmë themelin e shtetit, mbi bazën e dokeve, zakoneve, traditave tona, duke ju përshtatur kohës dhe të ardhmes. Ne na duhet një Kushtetutë e qëndrueshme. Kanunet, dhe pse shekullore kanë ende se çfarë na tregojnë. Ne nuk duhet të hezitojmë apo të kemi frikë nga ky ndryshim. Nëse vazhdojmë me këtë sistem, gjithmonë fatet e këtij vendi e të popullit, do e ketë në dorë një person i vetëm. Diktatura do ketë jetë, por me emër tjetër. Duhet kuptuar një herë e mirë, nëse dhe në vazhdim, ndryshimet Kushtetuese nuk do i lihen vetëm popullit, atëherë do bëjmë, vetëm prapa. Ose më e mira, në vend-numëro.

Koha kërkon që ne, t’i bashkangjitemi Evropës, jo si vend pa stabilitet, por me qëndrueshmëri e dinjitet. Këto ndryshime të njëpasnjëshme të Ligjit themeltar të shtetit, po tregojnë se po mbesim në një tranzicion të pafund. Ky tranzicion dhe kjo diktaturë, po bën që shqiptarët ta braktisin këtë vend.

Por ne, nuk duhet të jemi një kavje e Europës. Nuk duhet të mbetemi vend eksperimental. Ne na duhet themeli ynë. Na duhen ligjet e bëra nga shqiptarët. Kjo nuk do të thotë mosbashkëpunim me ata, por baza duhet të jetë e jona. Në këtë mënyrë, ne do largohemi nga Shteti Ligjor dhe do ngremë Shtetin e së Drejtës, ku drejtësia të jetë vërtetë e pavarur apo ku njerëzit të marrin besimin e duhur dhe ku shteti të jetë përgjegjës dhe shërbyes i shtetasve të tij. Ndaj dhe forma e sistemit duhet t’i lihet në dorë popullit për të zgjedhur e vendosur.

Next Post
FOTOT/ Itali, tragjedi në familje, babai vret dy fëmijët e më pas veten

FOTOT/ Itali, tragjedi në familje, babai vret dy fëmijët e më pas veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In