• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi që vrau një shërbëtor të tij 

by Java News
07/10/2025 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca 

Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është një tragjedi me dy fytyra.
E para, njerëzore dhe e pakthyeshme, për familjen që humbi njeriun e dashur. Dhimbja e tyre është e pafundme dhe asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë. E dyta, institucionale dhe kolektive, për shoqërinë dhe shtetin vetë. Sepse në sallën ku jepet drejtësi, u rrëzua një nga shërbyesit e saj më të rëndësishëm dhe bashkë me të u rrëzua një pjesë e besimit të publikut te shteti ligjor. 

Fatkeqësisht, edhe pas kësaj tragjedie, reagimet ndjekin të njëjtin ritual të vjetër,
dikush merret me cilësinë e skanerëve, dikush me kangjellat e rrethimit të gjykatës, dikush me shpejtësinë e komunikatave, dikush me policët e dikush me formalitetet e kompetencës institucionale. Secili nxiton të gjejë një detaj teknik për të shmangur përgjegjësinë reale. Të gjithë flasin, por askush nuk prek “plagën” e vërtet. 

Michel Foucault, në analizat e tij mbi pushtetin dhe institucionet, nënvizonte se drejtësia nuk është thjesht makineria e ndëshkimit, ajo është autoriteti moral i pushtetit. Kur ky autoritet shkatërrohet, drejtësia nuk është më akt i së drejtës, por ritual i vetëlegjitimimit. Gjykata pushon së qenë altar i së vërtetës dhe shndërrohet në zyrë formularësh, vulash dhe procedurash që ruajnë formën, jo drejtësinë. Foucault shkruan: “Kur drejtësia shndërrohet në aparat burokratik, ajo nuk ndëshkon padrejtësinë, por prodhon një rend të vetëreferueshëm që mbron formën, jo të vërtetën.” Në këtë rend, drejtësia humbet shpirtin e saj moral dhe kthehet në mjet për të ushtruar pushtet, jo për ta kufizuar atë. 

Kjo që Foucault e quante “drejtësi burokratike” është bërë tashmë realitet i përditshëm edhe në Shqipëri. Sistemi ynë i drejtësisë, nga prokuroria deri te gjykatat, është shkëputur nga pulsi moral i “qytetit”. Ai nuk rreh më në ritmin e shoqërisë, nuk ndien më dhimbjen e padrejtësisë, nuk njeh më kufirin midis ligjit dhe ndërgjegjes. Është mbyllur brenda formës, tek neni pa frymë dhe interpretimi pa thelb. Ajo është bërë mekanike; llogarit, por nuk dëgjon; procedon, por nuk kupton. 

Çekiçi i drejtësisë nuk bie më për të rikthyer rendin kushtetues dhe moral, por për të ruajtur status quo-në, për të mbrojtur një ose disa pushtete, që kanë mësuar të strehohen në labirintin e interpretimit pa “puls” kushtetues. Në vend që të jetë mjet për të rivendosur ekuilibrin shoqëror, drejtësia është shndërruar në armaturë e pushtetit të saj. 

E kur kjo panoramë thjesht vëzhgohet nga larg, pa marrë ose atribuar askush/askujt përgjegjësitë që i takojnë, lind konteksti i errët institucional, ku shpresa shuhet dhe mund frikën nga ndëshkimi, e arma shkrepet nga dëshpërimi. Arma që “guxoi” të ngrihet nuk u drejtua vetëm kundër një njeriu, por kundër simbolit moral të shtetit, kundër vetë drejtësisë. 

Për të mos lejuar që kjo tragjedi të mbetet vetëm një titull lajmi, apo të degradojë në diskutime skanerash, kangjellash, policësh apo masash ndëshkuese, duhet një përgjigje që prek thelbin, jo sipërfaqen. Në vend të fashimit të plagës, duhet kurimi i saj. Në vend të drejtësisë formale, statistikore, burrokratike, duhet drejtësi reale, e pavarur, e përgjegjshme dhe me autoritet moral. 

Ndryshe, nëse vazhdojmë të varrosim të vërtetat nën burokraci dhe të mbyllim sytë përballë përgjegjësive, një ditë do të zgjohemi në një shtet ku zëri i drejtësisë nuk do të dëgjohet më, sepse vetë drejtësia do ta ketë “vrarë” veten e saj. 

Next Post
Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë! Zyrtari është…

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë! Zyrtari është…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Kur pushteti gëlltit krijesën e vet

March 17, 2026
13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

13 të martat e Shenjta/ Plani i masave për sigurinë e besimtarëve në pelegrinazhin e Shna Ndout

March 17, 2026
I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

I kërkoi divorcin, 43-vjeçari shqiptar përndjek gruan në Itali dhe tenton ta vrasë me thikë

March 17, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Dorëheqja si akt kundërshtimi

March 17, 2026
Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

A do kandidoni në 23 maj për kryetar të PD? Ervin Salianji: Kush është në politikë dhe thotë që s’ka ambicie, gënjen!

March 17, 2026
Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

Ambasadori amerikan në Izrael shkon të takojë Netanyahun: Më dërgoi Presidenti të vërtetoj a jeni gjallë

March 17, 2026
Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In