• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sistemi po përballet me fluksin më të madh”/ Manastirliu paralajmëron qytetarët: Respektoni masat

by Java News
11/07/2020 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore verore në Vlorë, ku ka kërkuar angazhim maksimal për respektimin e protokolleve antiCOVID, për të identifikuar në kohë rastet e dyshuara dhe për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit në zonat turistike, të cilat pritet të kenë fluks të shtuar pushuesish.

“Në protokollet e vendosura në 28 qendrat shëndetësore verore është gjithashtu një protokoll i posaçëm, i cili përcakton të gjitha hapat që duhet të marrë një mjek apo një infermier, në momentin kur ballafaqohet me një rast të dyshuar me COVID19. Janë deri tani disa dhjetra raste të dyshuara në qendrat verore, të cilët janë evidentuar nëpërmjet protokolleve të përcaktuara nga stafet mjekësore dhe më pas kanë ndjekur rrugëtimin dhe protokollin nga epidemiologët dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu nënvizoi se i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri dhe aktualisht po përballet me fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë.

“Epidemiologët janë në terren, gjurmimi dhe hetimi po vijon dhe mjekët e familjes janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi janë më shumë se 800 raste Covid pozitivë, të cilët po ndiqen në banesa ku janë të karantinuar nga mjeku i familjes, duke marrë terapitë e mjekimit. Puna po vijon dhe është në fluksin më të madh gjatë gjithë epidemisë, pasi kemi një rritje të numrit të rasteve pozitive, gjë që tregon se kemi shumë punë për të bërë sa i përket këputjes së zinxhirit të infeksionit në vatrat aktive”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi rritjen e vigjilencës në çdo strukturë dhe apeloi qytetarët të tregojnë kujdes për respektimin e rregullave, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

g.kosovari

Next Post
De Biasi në telashe me Alaves pas golave që pëson ekipi

Rikthehet Gianni De Biasi/ Kjo është kombëtarja që do drejtojë tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In