• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sistemi për faturat/ Ish-deputeti akuzon shtetin për 15 mln euro në favor të Kroacisë

by Java News
05/08/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar për tenderin e sistemit elektronik të kontrollit të faturave, ndërsa thotë se  milionat e përftuara prej këtij aktiviteti do të shkojnë në Kroaci në dobi të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič,  i cili sipas tij është i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime dhe njëherësh ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç.

 

Sipas tij, ky i fundit  është këshilltar i Kryeministrit Edi Rama dhe shuma prej 15 milionë eurosh do “arratiset” drejt shtetit të Kroacisë. Gjithashtu Shehaj fton Prokurorinë të nisë hetimet për sistemin e faturave elektronike duke shtuar se kjo skemë është korruptive dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë.

 

Postimi në Facebook:

Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave? Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

 

Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Software Shpk dhe Datatech shpk.

 

Në të vërtetë, kompania Jehona Software Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje Čabrajič: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, Čabrijč kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.

 

Hrvoje Čabrajič është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

 

Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Software i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje Čabrajič.

 

Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të Čabrajičit, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.

 

Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga Čabrajič në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit? BW

Next Post
Kosovë/ Ministri i Jashtëm kapet me ish kreun e Gjykatës :“Rrugaç, abuzues”

Kosovë/ Ministri i Jashtëm kapet me ish kreun e Gjykatës :“Rrugaç, abuzues”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In