Sistemi Blu Box/ Ministrja Ekonomi: Menaxhim dhe kontroll satelitor i anijeve

Në sektorin e peshkimit, po zbatohet për herë të parë sistemi “Blu Box”, që aplikohet nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, për menaxhimin dhe kontrollin satelitor të vendndodhjes së anijeve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në një intervistë për ATSH-në, tha se “një nga kërkesat e BE-së për peshkimin, ka qenë vendosja e sistemit Blu Box, që është gjetja në çdo referencë e anijeve të peshkimit”. “Ky është një projekt që ka kohë që ka nisur, dhe tashmë ka përfunduar. Shërbimi jepet nga AKSH-i, që është një shërbim online dhe gjeoreferencues”, u shpreh Ekonomi.

Ministrja tha se mbështetjen për këtë sistem për të gjithë peshkatarët e bën qeveria shqiptare, e cila për tre vjet bën pagesën e taksës për Blu Boxin. Sistemi Blu Box vjen si një investim i qeverisë shqiptare. “Ne nuk kemi pasur kompani të specializuara në këtë gjë ndaj është krijuar një koncorcium me kompani të huaja, është një kompani franceze dhe një kompani shqiptare, që ka eksperiencë shumëvjeçare në këtë sektor”- tha Ekonomi për ATSH. Ndërkohë, ajo vuri në dukje se, ndërkohë i është dhënë informacion i mjaftueshëm të gjithë atyre që kanë barka dhe peshkarexha në Shqipëri për rëndësinë që ka Blu Box dhe po fillon hap pas hapi instalimi i aparaturave.

Gjeoreferenca do të lidhet në mënyrë të menjëhershme nga e- Albania dhe shërbimi që ajo ofron, duke nisur kështu funksionimin e këtij sistemi. Sistemi “Blu Box” kontribuon në modernizimin e hapësirës ujore me një teknologji të zhvilluar e të sigurt, që sjell performancë të lartë të cilësisë në menaxhimin e burimeve të peshkimit. “Blu Box”, ka si qëllim rritjen e nivelit të sigurisë përsa i përket anijeve të peshkimit në rast rreziku, si dhe ruajtjen e burimeve të peshkimit.

Kjo është një risi tjetër mbështetëse në sektorin e peshkimit, krahas zerimit të TVSH-së, për të gjitha elementet që i duhen peshkimit, ndërsa vijon deri në fund të muajit janar aplikimi në skemat e mbështetjes me grante nga BE për rinovimin e anijeve të peshkimit dhe materialeve bazë të këtij sektori.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com