• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

by Eduard Zaloshnja
03/02/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Sa herë diskutohet për reformën zgjedhore në Shqipëri, jo pak zëra mbrojnë tezën e ndryshimit të sistemit elektoral – nga proporcional rajonal, në proporcional kombëtar – duke argumentuar se shumë vota të partive të vogla “digjen” në sistemin aktual, pa prodhuar dot mandate parlamentare.

Por ata që mbrojnë këtë tezë, harrojnë se në të gjitha vendet ku zbatohet sistemi proporcional kombëtar, vendoset një prag elektoral për t’u futur në parlament. Kjo për arsye të stabilitetit në qeverisje. Izraeli ka patur pragun më të ulët në botën demokratike deri më 1988 (1%) – por e ka rritur ndjeshëm atë (3.25% aktualisht), për të shmangur paqëndrueshmërinë në qeverisje.

Në Gjermani, Belgjikë, Çeki, Sllovaki, Poloni etj, pragu elektoral është 5% në shkallë kombëtare – një subjekt elektoral që nuk e arrin këtë prag nuk futet dot në parlament. Edhe në Kosovën fqinje pragu është 5%, por vetëm për subjektet shqiptare (jo për ato të vogla të pakicave kombëtare).

Në qoftë se pragu 5% do të aplikohej në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, asnjë nga subjektet e vogla elektorale nuk do të arrinte dot të futej në Kuvend. Dhe në qoftë se shpërndarja e mandateve parlamentare do të bëhej sipas proporcionalit kombëtar, PS-ja do të merrte 87 mandate dhe PD-ASHM 53 mandate.

Në Austri, Suedi, Norvegji, etj, pragu elektoral është 4% në shkallë kombëtare.

Në qoftë se pragu 4% do të aplikohej në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, vetëm 1 nga 9 subjektet e vogla elektorale do të arrinte të futej në Kuvend. Dhe në qoftë se shpërndarja e mandateve parlamentare do të bëhej sipas proporcionalit kombëtar, PS-ja do të merrte 83 mandate, PD-ASHM 51 mandate, e Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” 6 mandate.

Pra këto dy subjektet e fundit, do të shtonin peshë në përfaqësimin parlamentar në kurriz të 8 partive të mbetura jashtë Kuvendit, krahasuar me sistemin aktual elektoral. Dhe 157 mijë votat e këtyre 8 partive do të konsideroheshin si vota të “djegura” kot ( sipas zhargonit të diskutimeve publike).

Të njëjtën shpërndarje do të kishim me rezultatet e majit 2025, edhe po të aplikohej pragu elektoral 3.25% (të cilin e ka aktualisht Izraeli).

Me zbritjen e pragut poshtë 3% kuptohet që rritet probabiliteti i futjes në parlament të partive më të vogla, por në shtete të ndryshme demokratike aplikohen mekanizma elektoralë shtesë në favor të partive të mëdha. Kjo, pikërisht për të siguruar stabilitet në qeverisje…

Next Post
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Ti je nji i ndyre,nji bythe lepires,i palloshit e i ortakut palloshit,qe eshte monstra e vicidolit.Hajdet e zgjidhjeve,kyte here,jane te detyruar,te ndryshojne sistemin,nga zgjidhje,ne zgjedhje.Do ta shikosh rrezultatin ti e tjerte si ti,te partive te reja,do hedhin ne gropen e mutit,hajdutat e dy partive komuniste,te palloshit e te monsters.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In