• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sislej Xhafa nderohet me çmim në Firence

by Java News
16/12/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veç ekspozitës në Firence artisti kosovar u nderua me vleresimin ‘Akademiku i nderit’. Të premten me 16 dhjetor, Sislej Xhafa rikthehet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, atje ku dikur ishte student. Artisti nga Kosova do të hapë një ekspozitë personale me ç’rast janë të ftuar të gjithë studentët e Akademisë por edhe më gjerë.

Përndryshe në këtë natë, Xhafa edhe do të nderohet nga akademia e që do të jetë hera e parë që mirënjohja, Akademiku i Nderit i ndahet një ish-studenti. Xhafa do të ekspozojë veprën e tij ‘BD’ në hapësirat e Akademisë.

Artisti i njohur botërisht, kthehet në Itali pasi galeria ‘Arti i shekullit 21’ në Romë së fundi ekspozoi një retrospektivë të veprave të tij. I lindur në Pejë, në vitin 1970, Sislej Xhafa aktualisht jeton dhe vepron në Nju Jork. Xhafa me veprat e ti njihet për ndërthurjet e ekonomisë, politikës dhe kompleksitete të ndryshme të shoqërisë moderne.

Hulumtimet e tij, për shembull rreth fenomenit të turizmit apo ilegalitetit, përdorin gjuhë minimale ndërsa njëkohësisht janë ironike apo subversive duke përfshirë në to mediat, pikturat e skulpturat por edhe fotografinë.

“Realiteti është më i fuqishëm se arti. Si artist nuk më intereson të reflektoj në realitet por dua të ngre pikëpyetje rreth tij dhe ta sfidoj. Edukimi im social nuk përfaqëson aksione lineare e të arsyeshme. Unë i qasem jetën dhe botës me instinkt” kishte thënë Xhafa në vitin 2009 për punën e tij. Rezultatet sociale dhe teoritë ekonomike për vite të tëra ishin pjesa qendrore e punës së Xhafës, me ç’rast hulumton edhe statusin legal të vet Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kolonjë, asgjësohen mbi 17 mijë bimë kanabis

DW: A po e humbet Shqipëria betejën me drogën? Varfëria shtyn shqiptarët drejt kultivimit masiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In