• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SIRIA/SHBA dhe Rusia i interpretuan sipas mënyrës së tyre bombardimet

by Java News
15/04/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përmendur shifra krejtësisht të ndryshme lidhur me sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në baza siriane, të cilat Uashingtoni i ka cilësuar si “zemra” e programit të armëve kimike të Sirisë.

Moska ka pretenduar më 14 prill se mbrojtja siriane ka ndaluar 71 nga 103 raketa, në kuadër të operacionit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës. Pentagoni ka kundërshtuar një gjë të tillë, derisa Gjenerali, Kenneth McKenzie ka thënë se “asnjë nga raketat e përfshira në këtë operacion nuk janë ndalur nga sistemi sirian i mbrojtjes”.

“Përgjigjja siriane ka qenë e paefektshme në të gjitha aspektet”, ka thënë ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar më 14 prill se forcat siriane, duke përdorur sistemin sovjetik të mbrojtjes ajore ka demonstruar “efektivitet të lartë”, duke përmenduar edhe “trajtimin e shkëlqyer të personelit ushtarak sirian të përgatitur nga specialistët tanë”.

Këto deklarata janë përshëndetur nga media shtetërore ruse dhe zyrtarët, që kanë portretizuar sulmet ajrore me qëllim të ndëshkimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad për sulmin e dyshuar me armë kimike, si dështim të madh.

“Raketat e agresorëve Perëndimorë kanë rezultuar si shumë më pak efektive” kundrejt sistemit sovjetik për mbrojtje raketore, ka thënë televizioni shtetëror rus.

Në të njëjtën kohë, një anëtar i Dhomës së Ulët të parlamentit rus i është kundërpërgjigjur deklaratave të disa ditëve më parë të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilat paralajmërohej Moska për nisjen e raketave “të reja, të mira dhe “të mençura” drejt Sirisë.

“Sistemi sovjektik i raketave doli të jetë më i mençur”, ka thënë Aleksei Pushkov përmes një postimi në Tëitter.McKenzie i ka thënë Pentagonit më 14 prill se operacioni i SHBA-së, Britanisë dhe Francës, “ka goditur me sukses secilin cak”. Ai ka thënë se janë nisur 105 raketa kundër tri caqeve në operacionin në Siri, i cili siç është shprehur ai “do të kthejë mbrapa për vite të tëra, sistemin sirian të armëve kimike”.

McKenzie ka thënë se forcat siriane kanë qëlluar vetëm 40 raketa tokë-ajër në përgjigje të sulmeve ajrore, shifër që rezulton me 31 raketa më pak në krahasim me numrin që ka përmendur Rusia. “Shumica e këtyre veprimeve kanë ndodhur pasi kemi përfunduar misionin”, ka thënë McKenzie duke iu referuar sistemit sirian për ndalimin e raketave, duke shtuar se “ata kanë qenë tejet joefektiv dhe kanë rritur rrezikun për popullatën e tyre”.

McKenzie ka thënë Uashingtoni nuk ka informacione se sistemet ruse të mbrojtjes raketore janë përdorur gjatë sulmeve ajrore të Perëndimit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 14 prill ka urdhëruar sulme ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën. Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzya, ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj ka qenë “akt i agresionit” kundër shtetit sovran.

Ai ka thënë se veprimi i këtyre shteteve ka demonstruar një shpërfillje të ligjit ndërkombëtar. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley ka thënë se sulmet janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile. Haley ka përsëritur se presidenti Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai ka dënuar sulmet Perëndimore, “në mënyrën më serioze”. Presidenti sirian, Bashar al- Assad, ka thënë se sulmet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës kundër Sirisë, do të rrisin vendosshmërinë e Sirisë për “të luftuar terrorizmin në çdo inç” të shtetit./rel/

Next Post
Kryetari i Kuvendit kosovar përplaset me homologen serbe për Gjuriç

Kryetari i Kuvendit kosovar përplaset me homologen serbe për Gjuriç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In