Siriani zbarkon në Greqi së bashku me macen, fotoja bën xhiron e botës
Një familje siriane zbarkon në ishullin Lesbo të Greqisë, së bashku me macen që mbante në shtëpi. Fotografia është bërë virale në internet.
“Të gjithë së bashku, përfshi edhe kafshët shtëpiake”, është ky mesazhi i shprehur i fotografisë. Mediat shkruajnë se familja siriane ka përballuar një udhëtim të rrezikshëm drejt Greqisë, por pavarësisht kësaj, nuk e ka menduar kurrë që ta braktisë felinin.
Së bashku me macen, familja siriane ishte në kërkim të paqes dhe fatit. Fotografia e burrit qe përkëdhel kafshën, ka bërë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale dhe është një imazh që të “ngroh zëmrën”.
Redaksia Java News/ f.g









