• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Siria, Kerry shpreson të gjejë një zgjidhje me Lavrov në gusht

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai shpreson që në fillim të gushti të njoftojë për detajet e planit amerikan për bashkëpunim të afërt ushtarak dhe ndarje të informacioneve sekrete me Rusinë për situatën në Siri.

Kerry i ka bërë këto komente më 26 korrik pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov në margjinat e samitit të shteteve të Azisë juglindore në Laos. Propozimi përmban ndarjen e informacioneve sekrete në mes të Uashingtonit dhe Moskës në lidhje me sulmet ajrore kundër Frontin Al Nusra dhe ndalimin e forcave ajrore siriane që të sulmojë grupet e moderuara rebele. Kerry iu ka thënë gazetarëve se ka pasur progres gjatë ditëve të fundit në këtë aspekt.

“Unë shpresojë që në fillim të gushtit të jem në pozitë të qëndroj para jush dhe t’iu tregoj atë çfarë mund ta bëjmë me shpresën se do të ndryshojmë jetën e popullit në Siri dhe kahjen e luftës”, ka thënë Kerry gjatë konferencës me gazetarë në kryeqytetin Vientiane. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov më herët ka thënë se ai ka diskutuar me Kerrin hapat për identifikimin e ndarjes së grupeve në Siri në mes të atyre që janë terroriste dhe opozitare.

“Marrëveshjet e arritura gjatë takimit të fundit me Sekretarin amerikan të Shtetit në Moskë janë diksutuar gjatë kontakteve të fundit të ekspertëve tanë. Nëse implementohet (marrëveshja), ne shpresojmë që do të jemi në gjendje të bëjmë ndarjen në mes të forcave opozitare dhe terroristëve të Shtetit Islamik dhe Frontin al Nusra”, është cituar të ketë thënë Lavrov të martën, percjell rel.

Kerry ka mbajtur bisedime maratonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Lavrovin në Moskë në fillim të këtij muaji duke arritur marrëveshje për “hapa konkret” në shpëtimin e armë pushimit dhe arritjen e bashkëpunimit në luftën kundër grupeve ekstremiste në Siri.

Next Post

Si ia grabiti vajza e pastrueses orën 35 mijë euroshe Getoar Selimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In